Zarif shkon në  Bagdad
(last modified Sun, 19 Jul 2020 07:01:42 GMT )
Korrik 19, 2020 09:01 Europe/Tirane
  • Zarif shkon në  Bagdad

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni të lartë është nisur për një vizitë në Irak.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Irak do të takohet me funksionarët irakianë. Iraxh Masxhedi, ambasador i Iranit në Bagdad në një mesazh në Twitter shkroi se vizita e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Irak ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Vizita e Zarif në Irak bëhet në kohën kur Mustafa Kazemi kryeministër i Irakut për herë të parë pas zgjedhjes së tij në këtë post, pritet të vizitojë Teheranin. Më herët Kazemi ka zhvilluar një vizitë në Riad të Arabisë Saudite. Kreu i diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit pas përhapjes së pandemisë Covid-19 ka vizituar Sirinë, Turqinë dhe Rusinë ku është takuar me autoritet e këtyre vendeve.

Tags