Ministri i jashtëm iranian takohet me kryeministrin e Irakut në Bagdad
(last modified Sun, 19 Jul 2020 11:46:38 GMT )
Korrik 19, 2020 13:46 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm iranian takohet me kryeministrin e Irakut në Bagdad

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit i cili ka shkuar për një vizitë zyrtare në Bagdad, është takuar dhe ka biseduar me kryeministrin e Irakut.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, dhe Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, të dielën në këtë takim kanë biseduar në lidhje me rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale. Zarif dhe Al-Kadhimi në këtë takim gjithashtu kanë biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në rajon dhe në botë dhe për situatën në Irak.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit më parë është takuar dhe ka biseduar me Fuad Husejn, ministrin e punëve të jashtme të Irakut.

Muhamed Xhavad Zarif në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar sot për një vizitë zyrtare në Irak për të biseduar me autoritetet irakiane.

Muhamed Xhavad Zarif pas arritjes në Bagdad ka vizituar vendin ku u martirizua gjeneral Kasem Sulejmani, Abu Mahdi Al-Muhendis dhe shoqëruesit e tyre në afërsi të aeroportit të Bagdadit.

Tags