Ruhani thekson zgjidhjen e problemeve duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98767-ruhani_thekson_zgjidhjen_e_problemeve_duke_u_mbështetur_në_kapacitetet_e_brendshme
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar për zgjidhjen e problemeve duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme të vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 19, 2020 13:53 Europe/Tirane
  • Ruhani thekson zgjidhjen e problemeve duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar për zgjidhjen e problemeve duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme të vendit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në mbledhjen e shtabit për koordinimin ekonomik të qeverisë, vuri në dukje rrethanat e vështira si rezultat i luftës ekonomike, sanksioneve dhe presioneve të Amerikës si dhe kufizimeve të pashmangshme për shkak të përhapjes së virusit Korona në Iran dhe tha: "Qeveria e Iranit është e sigurt se me një vështrim realist po shqyrton rrethanat e vështira aktuale dhe njëkohësisht duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme, po mundohet të gjejë rrugëzgjidhje operative dhe praktike për zgjidhjen e problemeve të vendit".

Ruhani shtoi: "Qeveria e Iranit duke shfrytëzuar eksperiencat e shumë viteve të përballjes me imponimin e kushteve të vështira ekonomike, së bashku me qytetarët, aktivistët dhe ekspertët ekonomike dhe me bashkëpunimin e institucioneve të tjera të vendit, do të tejkalojë me kokë lartë këto rrethana. Pavarësisht pengesave dhe problemeve të ndërlikuara dhe të veçanta ekonomike, Irani posedon aftësinë e duhur për të tejkaluar këto rrethana të vështira".