Incidenti në Natanz dhe reagimi kibernetik i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98800-incidenti_në_natanz_dhe_reagimi_kibernetik_i_iranit
Dy ditë më parë, shtypi amerikan zbuloi ekzistencën e një dekreti presidencial, sipas të cilit Trump autorizoi CIA-n të niste sulme kibernetike kundër çdo sektori, përfshirë organizatat civile, iraniane, ruse dhe kineze, pa u dashur të kërkojnë autorizimin presidencial.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 20, 2020 19:08 Europe/Tirane
  • Incidenti në Natanz dhe reagimi kibernetik i Iranit

Dy ditë më parë, shtypi amerikan zbuloi ekzistencën e një dekreti presidencial, sipas të cilit Trump autorizoi CIA-n të niste sulme kibernetike kundër çdo sektori, përfshirë organizatat civile, iraniane, ruse dhe kineze, pa u dashur të kërkojnë autorizimin presidencial.

Shtypi amerikan mbi këtë bazë ishte i shpejtë për të lidhur zjarret e javëve të kaluara në Iran me "fuqinë kibernetike amerikane" që do të plotësohej nga "talentet kibernetike të Izraelit, të dy të angazhuar në një luftë kibernetike kundër Iranit. Por a është kështu? Për gjeneral brigade Gholam-Reza Xhalali, kreu i Organizatës së Mbrojtjes Civile (Mbrojtja pasive) të Iranit, përveç incidentit në Natanz, asnjë zjarr tjetër në javët e fundit nuk ka qenë i lidhur me një sulm kibernetik. "Strukturat e mbrojtjes pasive të Iranit janë në një situatë të përshtatshme sigurie.Në këtë kuadër, kërcënimet nga ushtria amerikane janë pjesë e një deklarate lufte që duhet të hetohet dhe adresohet nga strukturat e tjera të mbrojtjes iraniane, tha gjenerali iranian. "Amerikanët, nga ana tjetër, i cilësojnë operacione të tilla kundër infrastrukturës së një vendi, si pjesë e sulmeve ushtarake. Kjo do të thotë se është Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit, i cili do të duhet të vendosë për përgjigjen ndaj një akti të tillë lufte ", shtoi ai. I pyetur për dyshimet e përhapura rreth zjarreve të pyjeve dhe termocentraleve të caktuara, gjenerali theksoi: “Objektet tona jetësore mbrohen nga tre shtresa të sigurisë dhe mbrojtjes. Shumica e këtyre zjarreve ndodhën për shkak të neglizhencës së udhëzimeve të sigurisë; prandaj nuk u kryen sulme kibernetike. " Sa i përket zjarrit në sajtin bërthamor të Natanzit, ai është me të vërtetë i një natyre tjetër dhe Organizata e Mbrojtjes Pasive ka dorëzuar rezultatet e hetimit të saj në Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare, i cili duhet të komunikojë konkluzionet e tij. Nëse këto hetime vërtetojnë përfshirjen e Izraelit, ato do të konfirmojnë të drejtën e RII për të paraqitur një ankesë në organizatat ndërkombëtare kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, apo edhe për t'i dhënë një përgjigje ushtarake regjimit izraelit. - tha gjeneral Xhalali. "Në të vërtetë, pasi Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore dhe të gjitha objektet e tij bërthamore janë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), këto objekte gëzojnë imunitet të sigurisë. Asnjë palë nuk ka të drejtë të sulmojë objektet bërthamore të Natanz në çfarëdo forme: ajrore, kibernetike ose spiunazh kibernetik", vlerëson analisti politik Hanizadeh, i cili shton: "Regjimi sionist është mësuar të mbjellë dyshime dhe paqartësi në qëndrimin e tij. Disa zyrtarë izraelitë pretendojnë se Izraeli depërtoi në objektin e Natanzit, por të tjerë hedhin poshtë këtë pretendim. Kjo është pjesë e strategjisë izraelite: në raste të tilla, regjimi sionist zakonisht merr një qëndrim ambivalent nga frika e reagimit rajonal dhe global dhe veçanërisht nga Irani. Nga njëra anë, ata duan të pretendojnë se Izraeli është shumë i fuqishëm dhe i aftë të depërtojë në objektet bërthamore të Iranit dhe nga ana tjetër, ata kanë frikë nga reagimi i ashpër nga Irani dhe boshti i Rezistencës".