Ministri i punëve të jashtme të Iranit arrin në Moskë
(last modified Tue, 21 Jul 2020 14:21:40 GMT )
Korrik 21, 2020 16:21 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Iranit arrin në Moskë

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të martën ka arritur për një vizitë zyrtare në Moskë ku do të takohet dhe bisedojë me presidentin dhe ministrin e punëve të jashtme të Rusisë.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë kësaj vizite, përveçse do t'i dorëzojë mesazhin e z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, presidentit rus Vladimir Putin, do të takohet dhe bisedojë edhe me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë. Këto bisedime do të përqendrohen në lidhje me marrëveshjen bërthamore, zhvillimet rajonale dhe çështjet të tjera me interes të të dy vendeve.

Muhamed Xhavad Zarif gjatë kësaj vizite shoqërohet nga Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit.

Tags