Zarif: Arabia Saudite nuk kërkon marrëdhënie të barabarta me Iranin
(last modified Wed, 22 Jul 2020 06:11:42 GMT )
Korrik 22, 2020 08:11 Europe/Tirane
  • Zarif: Arabia Saudite nuk kërkon marrëdhënie të barabarta me Iranin

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha: Irani është i gatshëm të krijojë marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite, por për fat të keq qeveria Saudite nuk dëshiron marrëdhënie të barabarta me Iranin.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve: Muhamed Xhavad Zarif në një konference të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të martën në Moskë tha se Irani gjithmonë ka dashur marrëdhënie të mira me fqinjët e tij. Ai shtoi: Të kemi marrëdhënie të mira me vendet fqinje është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Iranit. Zarif theksoi vendosmërinë e Iranit për të zgjeruar marrëdhëniet me fqinjët e tij, përfshirë ato në rajonin e Gjirit Persik dhe njoftoi gatishmërinë e Iranit për të vendosur marrëdhënie me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbi bazën e respektit të ndërsjellë. Duke iu referuar planit të Rusisë për sigurinë në Gjirin Persik, ai theksoi se Irani gjithashtu ka propozuar planin e paqes së Hormuzit, i cili në fakt është në përputhje me planin e Rusisë.

Tags