Zarif: Kisha bisedime konstruktive me autoritetet e larta të Rusisë
(last modified Wed, 22 Jul 2020 15:30:04 GMT )
Korrik 22, 2020 17:30 Europe/Tirane
  • Zarif: Kisha bisedime konstruktive me autoritetet e larta të Rusisë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka njoftuar se gjatë vizitës në Rusi, ka biseduar një orë me telefon me presidentin e Rusisë dhe ka theksuar: "Gjatë kësaj vizite i kam dorëzuar presidentit rus mesazhin special të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me situatën në marrëveshjen bërthamore dhe disa çështje bilaterale".

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në lidhje me vizitën e tij në Moskë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, ka thënë: "Kemi zhvilluar bisedime të mira me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë dhe kisha një bisedë telefonike me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, të cilën e kemi zhvilluar me telefon për shkak të protokolleve shëndetësore për shkak të virusit Korona".

Zarif duke thënë se rreth një ore kemi biseduar me telefon me Vladimir Putin, shtoi: "Mesazhin special të presidentit të Iranit në lidhje me situatën e marrëveshjes bërthamore dhe për disa çështje bilaterale ia kam dorëzuar presidentit rus Vladimir Putin dhe kemi biseduar me atë. Ishte një bisedë shumë e dobishme dhe shpresojmë se do të ketë rezultate të mira".

Shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje bisedimet e tij me Lavrov dhe tha: "Me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë kemi biseduar edhe për bashkëpunimet bilaterale dhe çështje rajonale. Në përgjithësi kemi biseduar rreth katër orë e gjysmë me autoritet e Rusisë. Ekziston një marrëveshje bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë e cila është nënshkruar në kohën e ish-presidentit Khatami. Kjo marrëveshje ishte 10 vjeçare dhe është vazhduar dy herë me nga 5 vite ndërsa edhe pas tetë muajve kjo marrëveshje bëhet 20 vjeçare. Kjo marrëveshje i përket një periudhe tjetër të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe marrëdhënieve tona me Rusinë. Kemi rënë dakord me presidentin rus Putin që kjo marrëveshje të rishikohet. Natyrisht në kohën kur të vjen koha e caktuar, kjo marrëveshje do të vazhdohet nëse nuk kundërshtohet, mirëpo e pamë më të arsyeshëm përpilimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse strategjike dhe afatgjate. Pra, kjo marrëveshje do të përditësohet dhe do të dërgohet në Parlament për miratim".

 

Tags