Vizita e kryeministrit irakian në Iran dhe disfata e armiqve
(last modified Thu, 23 Jul 2020 06:10:20 GMT )
Korrik 23, 2020 08:10 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit irakian në Iran dhe disfata e armiqve

Vizita e kryeministrit irakian në Teheran, e cila ishte udhëtimi i parë i tij jashtë vendit që nga marrja e detyrës si Kryeministër dhe pas shtyrjes së vizitës së tij të planifikuar në Arabinë Saudite pas përkeqësimit të shëndetit të mbretit të këtij vendi, përmban shumë porosi, ku nga më të rëndësishmet është e se ata që u janë kundërvënë marrëdhënieve Iran-Irak nga brenda dhe jashtë vendit, tashmë kanë dështuar.

Që në orët e para të zgjedhjes së Al- Kadhemi si Kryeministër i Irakut, disa grupe politike brenda Irakut dhe disa vende, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, për të goditur marrëdhëniet midis dy vendeve vëllazërore dhe miqësore të Iranit dhe Irakut dhe për të futur qeverinë Al- Kadhemi në të ashtuquajturën përballje me "ndikim iranian" në Irak, ndërmorën veprime të menjëhershme. Vizita e kryeministrit irakian në Teheran dhe qëndrimet dhe përfundimet që rezultuan në të gjitha takimet e niveleve të politikës, ekonomisë, sigurisë dhe shëndetit dëshmoi se marrëdhëniet midis Iranit dhe Irakut janë me rrënjë të thella dhe këto marrëdhënie të rrënjosura nuk mund të ndryshohen me ndryshimin e qeverisë në Irak, sepse Irani ka dëshmuar në vitet dhe dekadat e fundit se është një aleat që mund t’i besohet në kohë krizash dhe vështirësish. Irani kërkon një Irak të fuqishëm ku ruhet tërësia territoriale, uniteti dhe solidariteti i brendshëm. Lideri suprem i Revolucionit Islamik  në takimin që pati me Mustafa Kadhemi, kryeministër i Irakut, tha se Teherani nuk ka kërkuar kurrë dhe nuk do të kërkojë kurrë të ndërhyjë në punët e brendshme të Bagdadit, duke shtuar: "Ajo që për Republikën Islamike ka rëndësi të madhe në marrëdhëniet bilaterale janë interesat e Irakut, mirëqenia, siguria, respekti, fuqia rajonale dhe përmirësimi i gjendjes së përgjithshme". Irani është kundër çdo gjëje që mund të dobësojë qeverinë e Irakut, vuri në dukje Ajetollah Khamenei, duke paralajmëruar megjithatë se qëllimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me vendin arab ishte "e kundërta". "Kjo ndodh sepse SHBA është, në kuptimin e vërtetë të fjalës, armik, dhe është kundër një Iraku të pavarur dhe të fortë që të ketë në pushtet një qeveri me shumicë votash," tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. SHBA-së nuk i intereson se kush bëhet kryeministri i Irakut, tha ai, duke shtuar se ajo që Uashingtoni favorizon në Irak është një administratë e ngjashme me atë të ish guvernatorit amerikan të Irakut Paul Bremer. Ajetollah Khamenei tha se Uashingtoni ishte gjithashtu kundërshtari kryesor i zhvillimit të lidhjeve Iran-Irak. "Sidoqoftë, Iraku nuk duhet të trembet fare, sepse SHBA nuk mundet të bëjë asgjë," tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik.

 

 


 

Tags