Irani bën thirrje për largimin e forcave të paligjshme nga Siria
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara Maxhid Takht Ravanchi të enjten i përshkroi të turpshme sanksionet e njëanshme të SHBA-së kundër popullit sirian, duke thënë se të gjitha forcat e huaja, prania e të cilave nuk lejohet nga Qeveria Siriane, duhet të largohen nga territori sirian.
Duke iu drejtuar një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me temën "Lindja e Mesme: Siria - Politika", ai theksoi se sovraniteti kombëtar, pavarësia politike, uniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen plotësisht nga të gjithë. "Ne theksojmë edhe një herë se sovraniteti, pavarësia politike, uniteti dhe tërësia territoriale e Sirisë duhet të respektohen plotësisht nga të gjithë, dhe në përputhje me rrethanat, të gjitha forcat e huaja, prania e të cilave nuk lejohet nga Qeveria Siriane, duhet të largohet nga territori sirian. Shembulli i spikatur është pushtimi i pjesëve të Sirisë nga forcat amerikane, të cilët vazhdojnë të plaçkisin naftën dhe pasurinë siriane, si dhe të mbështesin dhe mbrojnë grupet terroriste nën maskën e luftimit të terrorizmit. Në mënyrë të ngjashme, aktet e agresionit të Izraelit kundër Sirisë janë në shkelje të madhe të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB, përballë së cilës, Qeveria Siriane ka një të drejtë sovrane të vendosë se si dhe kur të ushtrojë të drejtën e saj të natyrshme për vetëmbrojtje individuale ose kolektive . Agresione të tilla duhet të marrin fund", deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara. Ai shtoi: ” Pushtimi i Golanit Sirian nga Izraeli është i paligjshëm, dhe njohja nga SHBA e aneksimit të Golanit nga Izraeli është e pavlefshme. Duke dënuar veprime të tilla të paligjshme e të papërgjegjshme, ne theksojmë se Golani është dhe do të mbetet një pjesë e territorit sirian. Ne ritheksojmë qëndrimin tonë parimor se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin sirian dhe ai duhet të zgjidhet vetëm përmes një procesi politik të udhëhequr nga Siria dhe i zotëruar nga sirianët, i sponsorizuar nga OKB".