Zarif: "Veprimet e jashtëligjshme duhet të ndalen para katastrofës"
(last modified Fri, 24 Jul 2020 18:20:02 GMT )
Korrik 24, 2020 20:20 Europe/Tirane
  • Zarif:

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka denoncuar Shtetet e Bashkuara për shantazhimin e një aeroplani civil iranian mbi Siri dhe rrezikimin e jetës së civilëve, duke thënë se qeveria amerikane duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare për të parandaluar më shumë fatkeqësi.

"SHBA okupon ilegalisht territorin e një shteti tjetër dhe pastaj shantazhon një aeroplan avionësh civil duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të pafajshëm ", tha diplomati i lartë iranian. Ai shtoi se Uashingtoni edhe një herë ka shfaqur kompleksin për të kryer paligjshmëri mbi paligjshmëri. "Këto veprime të jashtëligjshme duhet të ndalen para katastrofës." Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi dënoi lëvizjen "aventureske dhe të rrezikshme" të CENTCOM dhe tha se ky veprim shkel normat dhe rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe rrezikon paqen dhe sigurinë rajonale. "Republika Islamike e Iranit nuk do të lërë pa përgjigje asnjë veprim armiqësor kundër kombit iranian dhe do të tregojë një reagim të vendosur dhe në kohën e duhur për çdo veprim të pamenduar," tha Musavi në një deklaratë. Ai paralajmëroi kundër çdo aventure të re nga SHBA ose regjimi izraelit në rajon. "Stabiliteti dhe siguria në rajonin e Azisë Perëndimore nuk duhet të shndërrohen në mjet lojërash për fushatat zgjedhore në SHBA", shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

 

Tags