Transaksioni i parë zyrtar mes Iranit dhe Zvicrës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99092-transaksioni_i_parë_zyrtar_mes_iranit_dhe_zvicrës
Pas një periudhe të gjatë diskutimit më në fund është kryer transaksioni i parë financiar mes Iranit dhe Zvicrës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 28, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Transaksioni i parë zyrtar mes Iranit dhe Zvicrës

Pas një periudhe të gjatë diskutimit më në fund është kryer transaksioni i parë financiar mes Iranit dhe Zvicrës.

Agjencia Al Jazeera e lajmeve, thotë se transaksioni bankar është kryer për blerjen e një medikamenti kundër kancerit nga ana e Iranit, që prodhohet nga një kompani zvicerane. Ky është transaksioni i parë zyrtar që kryhet nëpërmjet kanalit humanitar por nuk është i vetmi transaksion sepse më herët është kryer një transaksion në muajin janar në vlerën 2.3 milion euro për ekspertin e pajisjeve të nevojshme për transplantimin e organeve të trupit. Transaksioni që u krye në formë testi u bë nëpërmjet një banke në Gjenevë. Kanali tregtar humanitar i Zvicrës me Iranin, ka për qëllim lehtësimin e transaksioneve bankare për import-eksportin e produkteve ushqimore dhe sanitare. Aktualisht ky kanal po përdoret nga kompanitë zvicerane për eksportin e medikamenteve në Iran pa qenë në rrezik të sanksioneve amerikane. Produktet ushqimore dhe medikamentet nuk përfshihen në sanksionet amerikane kundër Iranit mirëpo duke pasur parasysh gamën e gjerë të sanksioneve amerikane kundër rrjetit iranian të transportit dhe shërbimeve financiare dhe bankare, shumë banka të huaja nga frika e sanksioneve të amerikane preferojnë të mos kryejnë transaksione bankare me Iranin.