Faza përfundimtare e manovrave ushtarake Profeti I Madh (savs)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99113-faza_përfundimtare_e_manovrave_ushtarake_profeti_i_madh_(savs)
Në provincën Hormuzgan, në perëndim të ngushticës Hormuz dhe në Gjirin Persik janë organizuar manovrat ushtarake Profeti I Madh (savs)-14.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2020 03:48 Europe/Tirane
  • Faza përfundimtare e manovrave ushtarake Profeti I Madh (savs)

Në provincën Hormuzgan, në perëndim të ngushticës Hormuz dhe në Gjirin Persik janë organizuar manovrat ushtarake Profeti I Madh (savs)-14.

Manovrat janë organizuar në formë të përbashkët nga forcat detare dhe ajore të gardës revolucionare të Iranit. Në këto manovra janë kryer testime të operacioneve sulmuese me raketa, anije dhe dronë. Operacionet janë përqendruar në ndërprerjen e rrugëve të lëvizjes së armikut të improvizuar në det dhe për zbatimin e këtij operacioni janë përdorur helikopterë dhe raketa tokë-det. Një prej karakteristikave të kësaj manovre që është testuar për herë të parë është kontrollimi i rajonit ku kryhet manovra duke përdorur pamje nga sateliti Nur. Sateliti Nur është sateliti i parë i dërguar nga Irani më 22 prill 2020 në hapësirë. Për dërgimin e këtij sateliti është përdorur raketa Kased me tre faza dhe ai është lëshuar nga garda revolucionare për tu vendosur në largësinë 425 km nga toka. Shtimi i kapacitetit satelitor në fuqinë totale vepruese të gardës revolucionare e bënë këtë forcë edhe më të përparuar për nga pajisjet në përballje me kërcënimet reale të armikut. Sateliti ushtarak Nur me kapacitetet e tij mund të japë informacione të sakta dhe të përditësuara mbi tokën dhe fenomenet që ndodhin në të si dhe për çdo lloj aktiviteti ushtarak që ndodh në rajon. Me informacionin e transmetuar nga ky satelit, mund të identifikohet trajektorja e raketave dhe koha e goditjes së objektivit. Gjithashtu është e mundur të monitorohen lëvizjet ndërkufitare të kontrabandistëve dhe terroristëve në kufi, aktivitetet ekonomike dhe institucionale të vendeve të synuara, si dhe traktatet ndërkufitare ndërkombëtare. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane u përpoqën të minimizojnë arritjet duke krijuar një atmosferë të trazuar dhe në të njëjtën kohë duke e bërë dërgimin e këtij satelit si një shkelje të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe gjoja një kërcënim për botën. Sigurisht, këto reagime nuk ishin të papritura. Mirëpo rëndësia e këtyre aftësive është në formën e doktrinës mbrojtëse të Iranit për të parandaluar luftën. Duke pasur burime të fuqisë mbrojtëse dhe parandalimit ushtarak në fushën e hapësirës ajrore dhe fusha të tjera, Irani ka arritur të krijojë ekuacione të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rrëzimi i një dronit të nivelit më të lartë të SH.B.A. në hapësirën ajrore iraniane është një nga këto raste të fuqisë së Iranit. Në qershor të vitit të kaluar Uashingtoni në kuadër të veprimeve të tij provokuese kundër Iranit nisi një dronë spiun në hapësirën ajrore të Republikës Islamike. Ky dron i teknologjisë tepër të lartë u shënjestrua dhe u qëllua nga Forcat Ajrore të gardës revolucionare në zonën malore Mubarak. Jeremy Binnie, një analist ushtarak dhe ekspert i mbrojtjes, për fuqinë ushtarake dhe mbrojtjen ajrore të Iranit thotë: Kur iranianët me të vërtetë investojnë në diçka, ajo duhet llogaritur. Ne e dinim këtë për raketat e tyre balistike, por me sa duket e njëjta gjë është e vërtetë edhe për sistemin iranian të mbrojtjes ajrore. " Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) deklaroi se Irani kurrë nuk do të fillojë ndonjë agresion, por ndjek një linjë plotësisht ofensive kur bëhet fjalë për performancën taktike dhe operative. "Ne kurrë nuk do të fillojmë një ofensivë kundër asnjë vendi," tha të martën Gjeneral Major Husein Salami, duke shtuar se aktivitetet e Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik janë plotësisht "mbrojtëse" në natyrë dhe në nivelin strategjik.