Lideri Suprem: Prania e SHBA, burim pasigurie në Azinë Perëndimore
(last modified Wed, 29 Jul 2020 20:58:57 GMT )
Korrik 29, 2020 22:58 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: Prania e SHBA, burim pasigurie në Azinë Perëndimore

"Sot, si gjithmonë dhe më shumë se kurrë, interesat e domosdoshme të Umetit Islamik qëndrojnë tek uniteti; një unitet i tillë që krijon një forcë të vetme përballë kërcënimeve dhe armiqësive, dhe që dënon simbolin e djallit, që është SHBA agresive dhe e pabesë, dhe qeni i saj i çmendur, regjimi sionist, dhe me guxim qëndron përballë kërcënimeve të tyre, "deklaroi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në mesazhin drejtuar gjithë myslimanëve të botës me rastin e ceremonisë madhështore të Haxhit.

Në këtë mesazh, Ajetollah Khamenei shton:" Sot, Zgjimi Islam me kuptimin e vëmendjes së elitës dhe të rinjve myslimanë ndaj kapitaleve epistemologjike dhe spirituale të veta, është një e vërtetë e pamohueshme. Sot, liberalizmi dhe komunizmi që në 50-100 vitet e kaluara konsideroheshin dhuratat më të dalluara të qytetërimit perëndimor; kanë humbur shkëlqimin e vet dhe atyre i janë shfaqur më shumë të metat dhe sëmundjet e pakurueshme. Sistemi i bazuar në njërin prej tyre u shemb, ndërsa sistemi i bazuar në tjetrin, aktualisht po përballet me kriza të thella dhe është në prag të shembjes. Sot, jo vetëm modeli kulturor i perëndimit i cili edhe që nga fillimi është paraqitur në skenë me paturpësi dhe skandalizim, por edhe modeli politik dhe ekonomik i tij, do të thotë demokracia me bosht paranë dhe kapitalizmi i ndërtuar mbi kalas dhe diskriminues, kanë treguar joefikasitetin dhe shfrenimin e vet. Sot, nuk janë të paktë mendimtarët elitë në botën islame të cilët me kokën lartë dhe me krenari, po i sfidojnë të gjithë pretendimet epistemologjike dhe qytetëruese të perëndimit dhe në mënyrë të qartë po tregojnë elementët islame për zëvendësim. Sot edhe disa mendimtarë perëndimor të cilët më parë, me arrogancë e prezantonin liberalizmin si përfundim të historisë, janë të detyruara të tërheqin ato pretendime dhe të pohojnë humbjen e tyre teorike dhe praktike. Një vështrim në rrugët e Amerikës, në sjelljet e qeveritarëve të Amerikës me popullin, në distancën e thellë klasore në atë vend, në poshtërsinë dhe në virtytet e ulëta të atyre që janë zgjedhur për qeverisjen e këtij vendi, në diskriminimin racor të tmerrshëm të atij vendi, në barbarizmin dhe dhunën e policëve me detyrë, tregon më së qarti thellësinë e krizës morale dhe sociale të qytetërimit perëndimor dhe humbjen e filozofisë politike dhe ekonomike të tyre. Sjellja e Amerikës me popujt e dobët, është një recetë e rritur e sjelljes së atij polici i cili i vendos gjurin e vet mbi qafën e një zezakët të pambrojtur dhe e shtyp aq shumë derisa e vret atë. Shtetet e tjera perëndimore secili prej tyre sipas mundësive dhe kapaciteteve të veta, paraqesin modele dhe shembuj të tjerë të kësaj gjendje katastrofale. Prania e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore është në dëm të popujve të këtij rajoni dhe shkakton vetëm pasiguri, shkatërrim dhe prapambetje të vendeve. Edhe në lidhje me atmosferën aktuale në Amerikës dhe protestat kundër diskriminimit racor, gjithashtu kemi qëndrime të prera dhe mbështesim qytetarët dhe dënojmë sjelljen e dhunshme të qeverisë raciste të këtij vendi. Ne, populli i Iranit me udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra), me një dashuri dhe pasion të tillë filluam rrugën dhe kemi arritur suksese. Nuk po pretendojmë se kemi arritur ta realizojmë të gjithë atë që e njohim dhe të gjithë atë që e dëshirojmë, mirëpo pretendojmë se në këtë rrugë kemi shënuar një progres të madh dhe kemi mënjanuar shumë pengesa për vetes në këtë rrugë. Me begatinë dhe duke besuar në premtimet kur'anore, hapi ynë ka mbetur i palëkundur. Djalli më i madh dhe më gjakpirës i kësaj kohe, do të thotë regjimi i Amerikës nuk ka mundur të na frikësojë neve ose me mashtrime e intriga të ngadhënjejë mbi ne ose të ndalë progresin dhe zhvillimin material dhe spiritual. Ne, të gjithë popujt myslimanë i konsiderojmë vëllezër tanë dhe me jomyslimanët të cilët nuk kanë hyrë në frontin e luftës kundër myslimanëve, sillemi me mirësi dhe me drejtësi. Pikëllimi dhe problemet e shoqërisë myslimane i konsiderojmë probleme dhe pikëllim tonin dhe bëjmë përpjekje për kurimin e tyre. Ndihmën ndaj Palestinës së shtypur, dhimbjen për trupin e plagosur dhe të gjakosur të Jemenit dhe brengën e myslimanëve nën padrejtësi në çdo rajon të botës; e kemi bërë prioritet tonin të përhershëm".

 

Tags