Mesazhet e manovrës së madhe të IRGC për shantazhuesit amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99132-mesazhet_e_manovrës_së_madhe_të_irgc_për_shantazhuesit_amerikanë
Për herë të parë në botë, Garda Revolucionare e Iranit gjuajti raketa nga një qytet nëntokësor balistik, njoftoi gjeneral Haxhizadeh, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Hapësinore të IRGC.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2020 18:30 Europe/Tirane
  • Mesazhet e manovrës së madhe të IRGC për shantazhuesit amerikanë

Për herë të parë në botë, Garda Revolucionare e Iranit gjuajti raketa nga një qytet nëntokësor balistik, njoftoi gjeneral Haxhizadeh, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Hapësinore të IRGC.

"Raketat u lëshuan pa një shtrat lëshues ose pajisje të ngjashme," tha gjeneral Haxhizadeh, duke përmendur se raketat e groposura dolën drejtpërdrejt nga thellësia e tokës para se të godisnin objektivat e tyre. "Anashkalimi i një mburoje raketore dhe shkatërrimi i sistemeve të mbrojtjes së armikut është një risi që ndodhi gjatë Stërvitjes Profeti i Madh-14", pohoi Komandanti i Përgjithshëm i Forcës Hapësinore të IRGC. “Gjatë kësaj manovre, ne instaluam, për herë të parë, një sistem mbrojtës anti-raketor i ngjashëm me THAAD, të cilin më pas e sulmuam me raketat tona anti-radar. Përveç kësaj, dronët tanë luftarakë goditën, nga një distancë e largët, objektivat që ne kishim instaluar dhe veçanërisht modelin e një aeroplanmbajtëse amerikane ", shpjegoi komandanti i lartë iranian. Gjenerali Haxhizadeh theksoi se IRGC ishte në gjendje të godiste çdo objektiv armik, qoftë në Gjirin Persik, qoftë në Detin e Omanit dhe në Oqeanin Indian, falë pajisjeve ushtarake në dispozicion të saj. Gjithashtu, niveli i lartë i koordinimit midis njësive detare, tokësore dhe ajrore si dhe identifikimi i objektivave të armikut, është meritë e satelitit të parë ushtarak iranian Nur-1. Sateliti i parë ushtarak i Iranit tashmë ka filluar rolin e tij si një ofrues i imazheve ushtarake që mundësojnë vendndodhjen e caqeve ushtarake kundërshtare, përfshirë transportuesit e avionëve të armikut, destrojerëtt dhe bazat ushtarake. Nur-1 erdhi në ndihmë të forcave të IRGC për të vëzhguar veprimet e armiqve hipotetikë duke përdorur imazhe të dërguara nga sateliti. Mesazhet e Iranit janë të shumta. E para është se forcat detare dhe balistike të vendit janë krejtësisht të afta për të kryer sulme të paprecedenta në rast të një konfrontimi me Amerikën, dhe se kërcënimet iraniane nuk janë vetëm bojë në letër. Më e rëndësishmja, koha e zgjedhur IRGC për këto manovra ushtarake në mes të tensioneve me Uashingtonin është shumë domethënëse. Manovrat e IRGC mund të jenë një përgjigje ndaj veprimit të avionëve luftarakë amerikanë që kërcënuan dhe shantazhuan një avion civil të kompanisë ajrore iraniane Mahan Air në hapësirën ajrore siriane që po transportonte pasagjerë nga Teherani për në Bejrut. Aksioni i avionëve luftarakë amerikanë kishte për qëllim poshtërimin e palës iraniane pa pasur një konfrontim të vërtetë. Po kështu, një nga objektivat e përdorimit të kopjes së një aeroplanmbajtëse amerikane si një shënjestër për zjarrin e raketave në një manovër ushtarake është një përgjigje e qartë dhe e pastër ndaj kësaj lufte psikologjike të Shteteve të Bashkuara, pa patur domosdoshmërisht një konfrontim të vërtetë midis dy palëve.