Mesazhi i Ajetullah Khamenei për festën e Bajramit të Kurbanit
(last modified Fri, 31 Jul 2020 10:38:05 GMT )
Korrik 31, 2020 12:38 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Ajetullah Khamenei për festën e Bajramit të Kurbanit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në fjalën e vet në ditën e Bajramit të Kurbanit ka deklaruar se muaji dhil-hixhe është muaji i kujtimeve.

Ajetullahu Kamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalën e tij në ditën e festës së Bajramit të Kurbanit që u transmetuar drejtpërdrejtë nga kanalet e Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, duke uruar këtë festë të madhe fetare për të popullin e Iranit dhe për të gjithë popujt myslimanë të botës, tha se muaji dhil-hixhe në kalendarin hënor konsiderohet muaji i kujtimeve.

Ajetullah Khamenei tha: “Fillimi i kujtimeve të këtij muaji datojnë që nga koha e profetit Muas a.s. i cili ka përjetuar shumë vuajtje dhe mundime të cilat janë përmendur në Kur’anin e shenjtë. Dita e Arafatit është dita kulmit të vëmendjes dhe përkushtimit të besimtarëve në Zotin e madhëruar dhe dita e Bajramit të Kurbanit është një ditë e sakrificës mahnitëse”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim theksoi: “Sanksionet e Amerikës në mënyrë sipërfaqësore duken të jenë kundër sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, mirëpo në të vërtetë këto sanksione janë kundër popullit të Iranit dhe janë një krim i madh”.

Ajetullah Khamenei me këtë rast vlerësoi lartë edhe punën dhe përpjekjet e personalit mjekësor dhe shëndetësor të Iranit në përballje me pandeminë Korona dhe tha: “Sot e gjitha po përballet me pandeminë gjithëpërfshirëse ndoshta edhe në shumë vende të tjera janë disa njerëz që po ndihmojnë popullin, mirëpo nuk mendoj që të ketë një vend tjetër me kaq shumë grupe vullnetare që ofrojnë ndihma të ndryshme për qytetarët si në Iran. Personeli mjekësor dhe shëndetësor dhe të gjitha strukturat përkatëse kanë qenë në vijën e parë të përballjes me virusin Korona dhe kanë bërë sakrificë që nuk mund ta përshkruajmë, mirëpo para tyre kanë ofruar ndihma të mëdha pikërisht këto grupe vullnetare. Një pjesë e qytetarëve në pandeminë e Koronas kanë pësuar humbje të mëdha dhe këto humbje duhet kompensuar. Këtu humbje duhet kompensohen nga ana e qytetarëve dhe e gjithë pesha e përgjegjësisë nuk mund të lihet mbi supe të qeverisë dhe të institucioneve shtetërore. Edhe institucionet shtetërore kanë detyra të caktuara të cilat duhet t’i kryejnë, mirëpo kjo nuk mjafton, prandaj edhe vetë qytetarët duhet të ndihmojnë”.

Duke folur për sanksionet e Amerikës kundër Iranit, Ajetullah Khamenei tha: “Këto sanksione përbëjnë një krim të madh që po bëhet kundër popullit iranian. Qëllimet e armiqve me zbatimin e sanksioneve përfshinë qëllime afatshkurtër, afatmesëm, dhe afatgjatë. Qëllimi afatshkurtër synon të shtojnë vuajtjet e popullit të Iranit. Qëllimi afatmesëm është pengimi i progresit shkencor dhe teknologjik të Iranit ndërsa qëllimi afatgjatë i tyre është ky që ta çojnë në falimentim qeverinë dhe shtetin e Iranit dhe të shkatërrojnë tërësisht ekonominë e Iranit. Qëllime të tjera shoqëruese të tyre janë ndërprerja e marrëdhënieve dhe lidhjes së Iranit me vendet e tjera të rajonit. Mirëpo ajo çfarë ëndërron armiku djallëzor i Iranit me vendosjen e sanksionet nuk është realizuar dhe kurrë nuk do të realizohet dhe këtë e kanë pohuar edhe vetë ata. Paralel me sanksionet, ekziston edhe lëvizje dhe iniciativa për shtrembërimin e të vërtetave dhe për ta paraqitur mbrapshtë realitetin ekzistues. Nëse do të dështojë lëvizja e shtrembërimit, do të dështojnë edhe sanksionet, sepse kjo është një arenë e luftës së vullneteve dhe vendosmërisë”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim duke shtruar këtë pyetje se a ka kurim dhe ilaç për sanksionet?, deklaroi: “Me patjetër se ekziston kurim dhe ilaç për sanksionet. Ky ilaç nuk është që të tërhiqemi dhe të zmbrapsemi përball Amerikës, por ilaçi i sanksioneve është vetëm dhe vetëm mbështetja në kapacitetet kombëtare”.

Ajetullah Khamenei në vazhdim theksoi: “Kërkesa e sotshme e Amerikës ndaj Iranit është heqja dorë plotësisht nga industria atomike, reduktimi shumë i madh i kapaciteteve mbrojtëse dhe heqja dorë tërësisht nga fuqia rajonale. Mirëpo pranimi i këtyre kërkesave në asnjë mënyrë nuk do të rezultojë me ndaljen ose me tërheqjen e Amerikës dhe kurrfarë arsye e shëndosh nuk gjykon në këtë mënyrë që për ndërprerjen e agresionit, duhet pranuar kërkesat e agresorit. Megjithatë problemet e armikut kryesor do të thotë Amerikës janë shumë më të mëdha dhe të pakrahasueshme me problemet e Iranit dhe Amerika sot po përballet me probleme të panumërta si dallimi klasor i çuditshëm, diskriminimi racor, problemet ekonomike, papunësi e gjerë, probleme serioze në administrimin e pandemisë së Koronas dhe administrimi shoqëror i dobët e shumë të tjera që sot e kanë bërë Amerikës të jetë një vend i urryer dhe i izoluar në nivel botëror. Ngjarjet aktuale të Amerikës janë zjarre nën hi i cili tani ka marrë flakë, ndërsa edhe pse e shtypin, ky zjarr përsëri do të ndezët dhe do ta shkatërron sistemin hegjemonist aktual të Amerikës, për arsye se filozofia politike dhe ekonomike e këtij sistemi është e gabuar dhe e gjykuar të shkatërrohet. Në vitin 2018, pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, për fat të keq Irani ka humbur kohë duke pritur realizimin e premtimeve të shteteve evropiane, mirëpo evropianët nuk kanë bërë asgjë për t’u përballur me sanksionet e Amerikës dhe ai plan që u prezantua me emrin “INSTEX”, nuk ishte asgjë tjetër përveçse një loje që nuk u realizua kurrë në praktikë”.