Ruhani: Irani i vendosur për të zhvilluar lidhje miqësore me Turqinë
Presidenti iranian Hasan Ruhani në një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti marrëdhëniet Teheran-Ankara në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushat ekonomike dhe tregtare, dhe tha se Irani është i vendosur të zhvillojë marrëdhënie miqësore me Turqinë.
Duke përgëzuar Presidentin Erdogan për Kurban Bajramin, Presidenti iranian shpresoi që të dy vendet, ashtu siç kanë punuar deri më tani në luftën kundër koronavirusit, mund të ndajnë përvoja për të kontrolluar pandeminë. Duke vënë në dukje se SHBA aktualisht po vendos sanksione mizore kundër popullit iranian, Ruhani tha se në një situatë të tillë shtetet miqësore dhe fqinje duhet të përmirësojnë bashkëpunimin më shumë se më parë. Presidenti Erdogan, nga ana e tij, ka uruar z. Ruhani për festën e Kurban Bajramit, duke shpresuar se kjo festë do të jetë një bekim për të dy kombet dhe për të gjithë myslimanët në të gjithë botën. Duke vlerësuar popullin iranian dhe përpjekjet e suksesshme të qeverisë në luftën kundër koronavirusit, Presidenti turk theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në këtë drejtim. Ai bëri thirrje për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Iranit dhe Turqisë dhe përshpejtimit të shkëmbimeve tregtare përkrah respektimit të protokolleve shëndetësore.