Perëndimi të heqë dorë nga mbështetja e terroristëve
(last modified Sun, 02 Aug 2020 08:51:18 GMT )
Gusht 02, 2020 10:51 Europe/Tirane
  • Perëndimi të heqë dorë nga mbështetja e terroristëve

Irani është përplasur me vendet perëndimore për shkak të financimit dhe strehimit të terroristëve nga ana e tyre, duke thënë se strehët e sigurta të parashikuara për këto grupe në SHBA dhe Evropë u kanë dhënë atyre një platformë për organizimin e vrasjes së civilëve të pafajshëm.

"Perëndimi duhet të ndalojë financimin dhe strehimin e terroristëve," tha të shtunën Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif.  "Nga strehët e tyre të sigurta në SH.B.A. dhe Evropë, ata promovojnë urrejtje, planifikojnë dhe organizojnë vrasje dhe sakatim dhe turpshëm mohojnë përgjegjësinë e tyre për vrasjen e civilëve iranianë të pafajshëm". "Pamjet e errëta nuk mund ta mbulojnë këtë hipokrizi", shtoi ai Tweet-i i tij erdhi disa orë pasi Ministria e Inteligjencës iraniane tha se ka arrestuar kryesuesin e një grupi terrorist anti-Iran me qendër në Shtetet e Bashkuara. Forcat iraniane të sigurisë kanë arritur të arrestojnë kreun e grupit terrorist, Xhamshid Sharmahd, i cili drejtonte "operacione të armatosura dhe akte sabotimi" në Iran nga SHBA, tha ministria në një deklaratë të saj.  Ministria e Inteligjencës së Iranit ditën e shtunë me anë të një deklarate për media, ka deklaruar: “Xhamshid Sharmahd, kreu i grupit terrorist “Tondar” i cili nga Amerika drejtonte operacione të armatosura dhe destruktive në Iran, është arrestuar gjatë një operacioni të ndërlikuar të forcave të sigurisë dhe inteligjencës së Iranit”. Tondar, ose Asambleja e Mbretërisë së Iranit, i njohur gjithashtu si Ushtarë të Asamblesë së Mbretërisë së Iranit, është një grup i armatosur terrorist monarkist që kërkon të rrëzojë qeverinë në pushtet dhe të rivendosë monarkinë në Iran.

Tags