Irani i gatshëm për të ndihmuar Libanin në çfarëdo mënyre të nevojshme
(last modified Wed, 05 Aug 2020 05:34:45 GMT )
Gusht 05, 2020 07:34 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm për të ndihmuar Libanin në çfarëdo mënyre të nevojshme

Menjëherë pas një shpërthimi masiv që tronditi kryeqytetin libanez Bejrut, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka shprehur gatishmërinë e plotë të Iranit për të dhënë çdo ndihmë të nevojshme.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të martën, Zarif tha se mendimet dhe lutjet e iranianëve janë me "popullin e shkëlqyeshëm dhe të durueshëm të Libanit". Diplomati më i lartë iranian gjithashtu u bëri thirrje popullit dhe qeverisë libaneze që të "qëndrojnë të fortë". Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e shkëlqyeshëm dhe të durueshëm të Libanit. Si gjithmonë, Irani është plotësisht i përgatitur të japë ndihmë në çfarëdo mënyre të nevojshme, shkroi Zarif. Edhe Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani shprehu ngushëllime të përzemërta për popullin e Libanit për incidentin tragjik dhe tha se Teherani ishte gati të ndihmojë Bejrutin me çdo mjet. "Unë i ofroj ngushëllime të përzemërta Presidentit, qeverisë dhe popullit të Libanit për shpërthimin në Bejrut dhe vdekjen dhe plagosjen e një numri të madh të libanezëve," tha Shamkhani. "Ne ndajmë dhimbjen e madhe të Libanit dhe ne qëndrojmë pranë popullit krenar libanez dhe jemi të gatshëm për çdo ndihmë," shtoi ai.

 

Tags