Boshti SHBA-Izrael e ka kuptuar mesazhin e Iranit
Një aeroplan Antonov që transportonte kamionë ushtarakë amerikanë Oshkosh zbarkoi në aeroportin Ben-Gurion të Izraelit të hënën në mbrëmje, për të marrë bateritë raketore me rreze të shkurtër Iron Dome që u blenë nga ushtria amerikane.
Jo sepse modeli izraelit ishte në gjendje të rregullonte defektet e mëdha që i shndërruan ato në fasada, por më tepër sepse Shtetet e Bashkuara thonë se posedojnë vetëm THAAD-të për të interceptuar dhe shkatërruar raketat balistike me rreze të mesme dhe për këtë arsye kanë nevojë për një mbrojtje anti-ajrore me rreze të shkurtër. Por çfarë fatkeqësie! Fuqia e parë e supozuar ushtarake në botë po paguan 373 milion dollarë për të blerë dy bateri të disponueshme në depot e Rafael, që përfshinin 12 lëshues, dy sensorë, dy qendra të menaxhimit dhe 240 interceptorë, por që janë krejtësisht të papërshtatshëm për tu përballur me raketa të lëshuara nga Gaza ose nga Hezbollah, siç është provuar në secilin përshkallëzim të tensioneve me Gazën. Për shumë vëzhgues, rrëfimi i përhapur nga shtypi i Izraelit nuk shpjegon gjithçka se cila është arsyeja për këtë blerje dhe shpërndarje të nxituar. Dhe për ta kuptuar atë, mund të jetë e përshtatshme t'i referohemi stërvitjes së fundit ushtarake në shkallë të gjerë që Irani zhvilloi në 28 dhe 29 korrik nën emrin "Profeti i Madh-14". Kjo manovër u shënua nga përdorimi ekskluziv i raketave me rreze të shkurtër dhe duket se Shtetet e Bashkuara e kishin kuptuar mesazhin: në ditën e dytë të manovrës "Profeti i Madh-14", ndodhën shumë gjëra të papritura. Një numër mbresëlënës i raketave balistike me precizion të lartë, taktike dhe me rreze të shkurtër, raketa shumë të sakta, të pajisura me një kokë me fuqi të lartë shpërthyese. Këto raketa ishin të gjitha nga familja Fateh (Fateh-110, Hormuz, Khalixh-e-Fars (tokë-det)) ose Fateh 313, margjina e gabimit të së cilës është vetëm tre metra. Këto janë raketa që i kushtojnë Iranit mesatarisht 150,000 dollarë, ndërsa raketa balistike ruse, Iskander, me të njëjtat karakteristika, kushton rreth 3 milion dollarë dhe Tomahawk amerikan, 1.5 milion dollarë. Në fazën e tanishme të zhvillimeve në Azinë Perëndimore, Irani nuk e konsideron më të nevojshme përdorimin e raketave të tij me rreze të gjatë. Aleatët e Iranit të përhapur në Lindjen e Mesme dhe të përqendruar përreth të gjithë entitetit sionist do të kenë nevojë për raketat me rreze të shkurtër. Ky është një mesazh i qartë për Amerikën, e cila po përgatitet të përfshihet në një luftë të gjatë dhe rraskapitëse një Rezistencë Siriane dhe Irakiane me të cilën është në konflikt. Aksi SHBA- Izrael mund të jetë i sigurt se sasi të mëdha të raketave Fateh-110, një raketë balistike taktike me rreze të shkurtër dhe tepër precize, qëndrojnë në rezervat e armëve në Liban, Siri dhe Irak. Por manovra Profeti i Madh-14 përmbante edhe një mesazh të dytë: koncepti i një fushe raketore, e cila konsiston në lëshimin e raketave si Fateh-110 nga kapsollë të groposur, ka eliminuar personelin dhe lëshuesit e raketave. Padyshim që ekziston parimi i befasisë, specifik për doktrinën e luftës simetrike, përderisa çdo lëvizje në tokë mund të zbulohet nga dronët zbulues apo edhe nga satelitët, por me këtë taktikë, gjithçka mbetet sekrete deri në minutën e fundit. Strategët ushtarakë të SHBA dhe Izraelit që thonë se dinë gjithçka rreth Iranit gjithashtu do të bëjnë mirë të mendojnë se fushat raketore nuk janë një domosdoshmëri për Iranin, duke pasur parasysh hapësirën e tij të gjerë dhe dhjetëra qytete balistike nëntokësore dhe qindra sajte të lëshimit të raketave; Por është krejtësisht ndryshe për Libanin jugor apo edhe për Sirinë apo Gazën ....