Baghaei: Komuniteti ndërkombëtar duhet të kundërshtojë piraterinë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178310-baghaei_komuniteti_ndërkombëtar_duhet_të_kundërshtojë_piraterinë_amerikane
ParsToday - Duke iu referuar pranimit të hapur dhe të paturpshëm të piraterisë së anijeve iraniane nga presidenti i SHBA-së, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara që të qëndrojnë me vendosmëri kundër veprimeve të tilla.
(last modified 2026-05-04T13:40:26+00:00 )
May 04, 2026 14:46 Europe/Tirane
  • Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit
    Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit

ParsToday - Duke iu referuar pranimit të hapur dhe të paturpshëm të piraterisë së anijeve iraniane nga presidenti i SHBA-së, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara që të qëndrojnë me vendosmëri kundër veprimeve të tilla.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ismail Baghaei, në reagim të pranimit të piraterisë kundër anijeve tregtare iraniane nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në rrjetin social X: "Ky nuk është një gabim verbal, por një pranim i qartë i natyrës kriminale të veprimeve të amerikanëve kundër transportit ndërkombëtar detar".

Baghaei theksoi se presidenti i SHBA-së e ka përshkruar hapur konfiskimin e paligjshëm të anijeve iraniane si "pirateri" dhe ka pretenduar me paturpësi se "ne po veprojmë si piratë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane shtoi: "Bashkësia ndërkombëtare, sekretari i Përgjithshëm dhe shtetet anëtare të OKB-së duhet të qëndrojnë me vendosmëri kundër këtij normalizimi të shkeljeve të tilla të hapura të së drejtës ndërkombëtare".

 

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip