Zarif: Zhvillimet globale nuk mund të zgjidhen vetëm nga Perëndimi
(last modified Mon, 17 Aug 2020 18:18:57 GMT )
Gusht 17, 2020 20:18 Europe/Tirane
  • Zarif: Zhvillimet globale nuk mund të zgjidhen vetëm nga Perëndimi

Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi se dështimi i një rezolute të hartuar nga SHBA, e cila kërkoi të zgjasë një embargo armësh kundër Republikës Islamike, gjatë një seance të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara paralajmëron ndryshime thelbësore në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Muhamed Xhavad Zarif i bëri komentet në një fjalim të mbajtur të hënën në Fakultetin e Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Teheranit. Duke vënë në dukje se vetëm një vend mbështeti rezolutën e hartuar nga SHBA gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ministri i Jashtëm i Iranit tha se "ky zhvillim është rezultat i ndryshimeve themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare"."Ajo që po ndodh në botë nuk është më një funksion i ndërveprimeve midis fuqive të mëdha," shtoi Zarif, duke theksuar se bota ka hyrë në një epokë post-perëndimore. "Ne kemi qenë dëshmitarë të dështimit të fuqive të rëndësishme hegjemoniste në botë për të arritur qëllimet e tyre të dëshiruara në konjuktura të ndryshme. Ky ka qenë një proces i gjatë, i cili filloi që nga Lufta e Vietnamit," tha ai. Ai përmendi pushtimin e Shteteve të Bashkuara të Grenadës në vitin 1983 si rasti i vetëm që Uashingtoni i arriti qëllimet e tij me mjete ushtarake, duke thënë se inkursionet e tjera ushtarake të udhëhequra nga Uashingtoni kanë përfunduar me dështim. Zarif ceku gjithashtu dështimin e Perëndimit në luftën kundër terrorizmit në të gjithë globin dhe në parandalimin e përhapjes së pasigurisë në qytete të ndryshme të botës, përfshirë Nju Jorkun, duke thënë: "Shpenzimet e mëdha vjetore ushtarake të SHBA-së madje nuk kanë arritur të sjellin siguri as për popullin amerikan".

 

Tags