Kërcënim për "mekanizmin e këmbëzës" me armë të zbrazët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99562-kërcënim_për_mekanizmin_e_këmbëzës_me_armë_të_zbrazët
Në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së dhe shansit jo shumë premtues të fitores së Trump, ai po mendon në mënyrë të dëshpëruar të shfrytëzojë një mekanizëm të quajtur "mekanizmi i këmbëzës"  për të rikuperuar ndoshta një pjesë të kredibilitetit të tij të humbur te populli i tij dhe bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht në ditët e fundit kur Këshilli i Sigurimit i OKB nuk aprovoi projekt-rezolutën e tij anti-iraniane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 17, 2020 21:25 Europe/Tirane
  • Kërcënim për

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së dhe shansit jo shumë premtues të fitores së Trump, ai po mendon në mënyrë të dëshpëruar të shfrytëzojë një mekanizëm të quajtur "mekanizmi i këmbëzës"  për të rikuperuar ndoshta një pjesë të kredibilitetit të tij të humbur te populli i tij dhe bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht në ditët e fundit kur Këshilli i Sigurimit i OKB nuk aprovoi projekt-rezolutën e tij anti-iraniane.

Trump, i cili, me tërheqjen e tij të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit në  maj 2018 dhe duke luftuar për të rivendosur sanksionet e mëparshme, imagjinoi se qasja e ashtuquajtur presion maksimal për të sjellë Iranin në tryezën e bisedimeve për një "marrëveshje më të mirë", tani e ka kuptuar se Republika Islamike e Iranit, e cila ka ndërmarrë gjithmonë hapa drejt racionalitetit dhe ka ushtruar durim strategjik, nuk frikësohet nga kërcënimet e pabaza për të përdorur "mekanizmin e këmbëzës" me pushkën boshe të Uashingtonit; Një dredhi që, sipas disa personaliteteve dhe senatorëve të shquar dhe shumë mediave të njohura amerikane dhe ndërkombëtare, çon vetëm në një batak më kritik të izolimit të Shtëpisë së Bardhë dhe qiramarrësve të tij. Një zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha dje se Shtetet e Bashkuara nuk ishin më palë në marrëveshjen bërthamore dhe se Amerika nuk ishte më në gjendje të nxiste një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të KB për Iranin për të aktivizuar "mekanizmin e këmbëzës". Edhe Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka denoncuar përpjekjet e SHBA për të zbatuar një mekanizëm të diskutueshëm për të rikthyer në mënyrë të njëanshme sanksionet ndaj Teheranit - një veprim që do të ishte me pasoja të mëdha për marrëveshjen bërthamore të Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump u zotua të Shtunën të përdorë ketë mekanizëm, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB kundërshtoi me forcë një rezolutë amerikane për të zgjatur një embargo të armëve kundër Iranit. Mekanizmi "i këmbëzës" u parashikua në rast se provohej se Irani po shkel marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje në vitin 2018.Zarif e hodhi poshtë me forcë pretendimin e SHBA. "Kjo përpjekje e amerikanëve është sa e paligjshme aq edhe  e papranueshme, dhe ata e dinë që nuk mund ta përdorin atë," tha ai. "Ne nuk duhet të mendojmë se nëse ata thonë diçka me zë të lartë dhe e përsërisin atë, ata kanë të drejtë," shtoi Zarif."SHBA nuk është anëtare e marrëveshjes bërthamore dhe nuk mund të përdorë mekanizmin e këmbëzës për të rikthyer sanksionet ndaj Iranit", deklaroi Ministri i Jashtëm i Iranit. Sabotimi i hapur dhe i fshehtë i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe hartimi i një rezolute për zgjatje të embargos së armëve, megjithë përdorimin e gjithë fuqisë, besueshmërisë dhe ndikimit të tyre, dhe madje edhe përdorimin e gjuhës së forcës dhe mjeteve të frikësimit dhe kërcënimeve, u përballën me një reagim zhgënjyes në Këshillin e Sigurimit; Diplomacia aktive iraniane, së bashku me forcën ligjore të marrëveshjes historike bërthamore, për të disatën herë e shtangën Uashingtonin dhe edhe një herë e diskredituan hegjemoninë e tij boshe.