COVID-19 vret 168 iranianë gjatë 24 orëve të fundit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99577-covid_19_vret_168_iranianë_gjatë_24_orëve_të_fundit
Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vënë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 347.835 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 300.881 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 18, 2020 16:48 Europe/Tirane
  • COVID-19 vret 168 iranianë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vënë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 347.835 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 300.881 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në  bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2.385 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 347.835 persona". Ajo shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 300.881 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet”. Sima Sadat Lari në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 165 persona të infektuar me virusin Covid-19, kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 19.972 persona. Ndërkohë 3.782 persona të infektuar akoma ndodhen në repartet e terapisë intensive të spitaleve". Sima Sadat Lari në fund shtoi se deri më tani janë kryer 2.973.453 teste për virusin Korona.