Iran, 153 të vdekur dhe 2.444 raste të reja me Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99591-iran_153_të_vdekur_dhe_2.444_raste_të_reja_me_covid_19
Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vënë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 350.279 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 302.528 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 19, 2020 16:37 Europe/Tirane
  • Iran, 153 të vdekur dhe 2.444 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vënë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 350.279 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 302.528 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në  bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2.444 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 350.279 persona". Ajo shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 302.528 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet”. Sima Sadat Lari në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 153 persona të infektuar me virusin Covid-19, kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 20.125 persona. Ndërkohë 3.812 persona të infektuar akoma ndodhen në repartet e terapisë intensive të spitaleve". Sima Sadat Lari në fund shtoi se deri më tani janë kryer 3.013.422 teste për virusin Korona.