Irani: Rezistenca ndaj terroristëve me kostum do shoqërohet me fitore
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit tha: "Kurdoherë që vendi ka rezistuar para terroristëve me kostum dhe është mbështetur në kapacitetin e populli, kjo qëndresë është shoqëruar me fitoren e Republikës Islamike të Iranit në të gjitha fushat".
Muhamed Baker Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në seancën e sotme publike, i quajti Shtetet e Bashkuara armikun e betuar të kombit iranian dhe theksoi: Mënyra e vetme për të mbrojtur kombin iranian kundër armikut të betuar është të bëhet më i fortë. Ghalibaf deklaroi se zgjidhja e problemeve të vendit dhe ndjekja e problemeve të vendit është e mundur vetëm me realizëm, pragmatizëm, racionalitet dhe mbështetje te populli, duke shtuar: Me takime pa konkluzione dhe duke shpresuar te armiqtë nuk mund të zgjidhen problemet e popullit dhe duke hedhur parulla pa mbështetje ekzekutive dhe pa zgjidhje, nuk mund të realizohen qëllimet. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit e konsideroi shumë të rëndësishme njohjen e kapaciteteve të vendit dhe tha: "Me këtë njohuri dhe duke u mbështetur në ekonominë popullore dhe në traditat hyjnore si dhe duke u mbështetur në kapacitetet e kombit iranian, problemet ekonomike do të zgjidhen".