Ghalibaf: Shumanshmëria e nevojshme për rikuperimin e pasojave të virusit korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99603-ghalibaf_shumanshmëria_e_nevojshme_për_rikuperimin_e_pasojave_të_virusit_korona
Për rikuperimin e pasojave të virusit korona, është e nevojshme shumanshmëria dhe angazhim I përgjegjshëm I bashkësisë Ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 20, 2020 10:11 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Shumanshmëria e nevojshme për rikuperimin e pasojave të virusit korona

Për rikuperimin e pasojave të virusit korona, është e nevojshme shumanshmëria dhe angazhim I përgjegjshëm I bashkësisë Ndërkombëtare.

Kështu deklaroi Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetar i parlamentit islamik të Iranit i cili në takimin e krerëve të parlamenteve të botës që organizohet në formë uebinari nga data 19-20 gusht, tha: Irani ashtu si vendet e tjera është duke luftuar me virusin korona dhe fatmirësisht me punën e palodhur të sistemit shëndetësor dhe me gjithë sanksionet e Amerikës, janë arritur suksese të konsiderueshme në këtë çështje. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se unioni ndër parlamentar botëror që tani duhet të programojë planet për rindërtim pas periudhës së virusit korona dhe shtoi: Parlamentet e botës duke përfituar nga eksperienca organizative gjatë kohës së virusit korona, nëpërmjet rrugëve të reja financiare duhet të mendojë për një periudhë të re, sidomos në përballje me ato vende që kanë ndërmarrë rrugën e vendosjes së sanksioneve në formë të jashtëligjshme. Konferenca e unionit ndër parlamentar në bashkëpunim me OKB organizohet jë herë në 5 vjet dhe sivjet ajo mbahet nga Austria. Në këtë konferencë marrin pjesë 130 vende dhe temat që do të trajtohen në të kryesisht përqendrohen tek OKB çështja e ndryshimeve klimatike, pandemia Korona, problemet e emigrantëve, problemet e femrave dhe angazhimi i të rinjve në politik-bërje.