Irani teston raketën e re cruise ajër-tokë
Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral Amir Hatami, të Premten (21 Gusht) raportoi realizimin e testit të parë të raketave cruise ajër-tokë.
"Ne gjithashtu kemi një raketë cruise me rreze të gjatë veprimi për aeroplanët tanë, të cilën shpresojmë t'a përfundojmë në kohë," tha ai. "Puna prodhuese për këto raketa cruise me rreze të gjatë menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe meqenëse është një punë kërkimore, ajo do të përfundojë me kohë, nëse nuk hasim në ndonjë pengesë teknike", deklaroi gjeneral Hatami. "Gjatë ekspozitës së pajisjeve të mbrojtjes që u zhvillua në 11 Shkurt 2020 u zbuluan raketat cruise tokë-tokë Hoveizeh dhe Sumar me një rreze prej afërsisht 1.400 kilometrash dhe së shpejti arsenalit të raketave cruise të Iranit do t'i shtohen edhe raketat ajër-tokë me një rreze më të gjatë veprimi", shtoi ministri iranian i Mbrojtjes. “Irani në nivel ndërkombëtar nga vendi i 23-të, është renditur në vendin e 14-të në sektorin e mbrojtjes. Një analizë më e kujdesshme e potencialit tonë ushtarak na lejon të besojmë me të drejtë se vendi ynë ka një renditje më të mirë,” siguroi gjeneral Amir Hatami.