Takhtrevançi: Amerika nuk ka autoritetin që të shfrytëzojë mekanizmin Moshe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99857-takhtrevançi_amerika_nuk_ka_autoritetin_që_të_shfrytëzojë_mekanizmin_moshe
Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha: Sipas argumenteve ligjore të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe përfundimit të nxjerrë nga kryetari i tij, Shtetet e Bashkuara nuk kanë autoritetin që  të përdorin mekanizmin për kthimin e sanksioneve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 01, 2020 04:28 Europe/Tirane
  • Takhtrevançi: Amerika nuk ka autoritetin që të shfrytëzojë mekanizmin Moshe

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha: Sipas argumenteve ligjore të shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe përfundimit të nxjerrë nga kryetari i tij, Shtetet e Bashkuara nuk kanë autoritetin që  të përdorin mekanizmin për kthimin e sanksioneve të kaluara.

Duke iu referuar shkeljes së ujërave territoriale dhe hapësirës ajrore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2019, Maxhid Takhtrevançi në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB të hënën, e cila u mbajt për të shqyrtuar raportin vjetor të Këshillit të Sigurimit tha: Ky vend e përshkallëzoi aventurën e tij kundër Iranit deri në atë pikë saqë kreu një akt terrorist me urdhër të drejtpërdrejtë të Presidentit të atij vendi, duke martirizuar heronjtë anti-terrorizëm në rajon, përfshirë Gjeneral Kasem Sulejmani, ndërkohë që Këshilli i Sigurimit qëndroi i heshtur. Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara shtoi: "Shtetet e Bashkuara, në vazhdim të përpjekjeve të tyre, paraqitën një rezolutë për të vendosur embargo armësh mbi Iranin, e cila u refuzua nga 13 anëtarë të Këshillit të Sigurimit." Takhtrevançi theksoi; Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë arritur të bindin anëtarët e Këshillit të Sigurimit që të veprojnë në përputhje me justifikimet e tyre mashtruese dhe gjoja argumentet ligjore dhe interpretimet arbitrare të rezolutës 2231, madje edhe me presione politike dhe kërcënimin e, tani pretendojnë se sanksionet e Këshillit të Sigurimit do të vendosen më 20 Shtator.