Hapet linja e parë direkte mes Teheran-Madrid
Shtator 02, 2020 21:18 Europe/Tirane
Për herë të parë kompania ajrore e Iranit “ Iran-Air” ka hapur një linjë të re direkte mes Teheranit dhe Madridit.
Hapja e kësaj linje u mundësua pas disa kontakteve të organizatës kombëtare të aviacionit të Iranit dhe organit të njëjtë në Spanjë. Hasan Kashkai ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Spanjë në aeroportin e Madridit deklaroi” Linja direkte që do të funksionojë një herë në javë, do të mbulohet nga kompania ajrore Iran-Air. Kjo linjë do të bëhet shkak për forcimin e lidhjeve mes dy popujve të kulturuar dhe të civilizuar të Iranit dhe Spanjës dhe do të rrisë turizmin, tha në fjalën e tij ambasadori iranian.
Tags