Irani dënon ofendimin e profetit nga gazeta Charlie HEbdo
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99911-irani_dënon_ofendimin_e_profetit_nga_gazeta_charlie_hebdo
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e enjte ka reaguar ndaj publikimit të karikaturës ofenduese të Charlie Hebdo kundër profetit të nderuar të Islamit(savs) dhe e ka dënuar fuqishëm këtë veprim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 04, 2020 06:55 Europe/Tirane
  • Irani dënon ofendimin e profetit nga gazeta Charlie HEbdo

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e enjte ka reaguar ndaj publikimit të karikaturës ofenduese të Charlie Hebdo kundër profetit të nderuar të Islamit(savs) dhe e ka dënuar fuqishëm këtë veprim.

Said Khatib’zade duke dënuar gazetën franceze Charlie Hebdo për publikimin e një karikature ofenduese kundër profetit të nderuar të islamit deklaroi se jo vetëm kjo po asnjë karikaturë tjetër që ofendon profetët e tjerë hyjnorë nuk është e pranueshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi se veprimet ofenduese të gazetës franceze bëhen me pretekstin e lirisë së shprehjes por këto do të nxisin ndjenjat dhe do të provokojnë veprimet pasi kjo është ofezë që u bëhet bindjeve të mëse 1.5 miliard njerëzve në botë. Turqia gjithashtu ka dënuar ribotimin e karikaturave të kontestueshme të profetit mysliman Muhamed(savs) nga gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo”, ndërsa ka kritikuar edhe Presidentin Emmanuel Macron për “mbrojtjen e të drejtës për të blasfemuar” në mesin e tensioneve të forta midis Ankarasë dhe Parisit. “Ne dënojmë me forcë vendimin e gazetës Charlie Hebdo për të ribotuar karikaturat fyese për besimin tonë dhe profetin tonë,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke. Ankaraja  gjithashtu kritikoi Presidentin francez Macron, i cili sipas saj po “mbron të drejtën e blasfemimit” dhe tha se ishte e papranueshme të justifikonte botimin e karikaturave të diskutueshme në emër të lirisë së shprehjes.