Federata iraniane e Tekuandosë zgjidhet si më e mira në botë
Shtator 04, 2020 16:37 Europe/Tirane
Federata botërore e Tekuandosë ka zgjedhur federatën iraniane të këtij sporti si federatën më të mirë në botë.
Chungwon Choue, kreu i federatës botërore të Tekuandosë, pas një bisede me Sejed Muhamed Poladgar, kreu i federatës së tekuandosë së Republikës Islamike të Iranit, uroi Iranin për zgjedhjen e federatës iraniane si federata më e mirë në botë. Zgjedhja e federatës së Tekuandosë së Iranit si federata më e mirë në botë është për arsye të shërbimeve të administratës së kësaj federata për ngritjen e nivelit të tekuandosë në botë dhe për shkak të medaljeve të shumta që kanë marrë sportistët iranianë në kampionatet botërore dhe olimpike.
Tags