Irani dhe Rusia theksojnë vazhdimin e bashkëpunimit bërthamor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99946-irani_dhe_rusia_theksojnë_vazhdimin_e_bashkëpunimit_bërthamor
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi dhe zëvendës drejtori i çështjeve të jashtme i kompanisë shtetërore ruse Rusatom theksuan vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e aktiviteteve paqësore bërthamore.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2020 16:29 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia theksojnë vazhdimin e bashkëpunimit bërthamor

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi dhe zëvendës drejtori i çështjeve të jashtme i kompanisë shtetërore ruse Rusatom theksuan vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e aktiviteteve paqësore bërthamore.  

Sipas agjencisë IRNA, "Kazem Xhalali", Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi, dhe "Nikolay Spassky", zëvendës drejtori i çështjeve të jashtme i kompanisë shtetërore ruse Rusatom, diskutuan gjendjen e fundit të bashkëpunimit bërthamor midis dy vendeve dhe problemet ekzistuese. Gjatë takimit, Xhalali dhe Spassky theksuan nevojën për takime të vazhdueshme dhe bashkëpunim midis Iranit dhe Rusisë përballë presionit të papërgjegjshëm të SHBA mbi marrëveshjen bërthamore. Kompania ruse Rusatom ka marrë pjesë në ndërtimin e njësisë së parë të centralit bërthamor Bushehr dhe aktualisht njësitë e dyta dhe të treta të këtij termocentrali po ndërtohen me pjesëmarrjen e palës ruse.