Bisedë telefonike mes Ministrave të jashtëm të Iranit dhe Omanit
(last modified Sun, 21 Apr 2024 08:59:28 GMT )
Prill 21, 2024 10:59 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes Ministrave të jashtëm të Iranit dhe Omanit

Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Sulltanatit të Omanit theksuan domosdoshmërinë e përpjekjeve ndërkombëtare për t'i dhënë fund krimeve të regjimit sionist, vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e Gazës.

Ministri i Jashtëm i Sulltanatit të Omanit, Sejed Badr bin Hamad Albusaidi, në një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hussein Amir Abdollahian, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm i Sulltanatit të Omanit dënoi veprimet destabilizuese të regjimit sionist në rajon dhe theksoi se e vetmja mënyrë për të rikthyer sigurinë në rajon është ndalimi i krimeve të luftës të regjimit sionist në Gaza. Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, falënderoi dhe vlerësoi qëndrimet e forta të Sulltanatit të Omanit për zhvillimet e fundit në rajon. Ministrat e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Omanit gjithashtu shqyrtuan zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe theksuan nevojën e përpjekjeve ndërkombëtare për t'i dhënë fund krimeve të regjimit sionist, vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e Gazës.