Ministrja e Grave të Zimbabve, përgëzon përparimin e grave iraniane
(last modified Mon, 18 Mar 2024 07:49:39 GMT )
Mars 18, 2024 08:49 Europe/Tirane
  • Ministrja e Grave të Zimbabve, përgëzon përparimin e grave iraniane

Ministrja e Grave të Zimbabve tha se është e kënaqur me përparimin e grave iraniane dhe është befasuar nga veprimet e qeverisë iraniane për fuqizimin e grave.

Zonja "Harmonica Stwangwa", Ministre e Zhvillimit, Grave dhe Çështjeve Sociale dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Zimbabvesë, gjatë takimit me Ansieh Khazali, Zëvendës Presidente e Republikës Islamike të Iranit për çështjet e grave dhe familjes, kujtoi udhëtimin e saj në Iran dhe vlerësoi mbështetjen e qeverisë iraniane për luftën e popullit të Zimbabvesë gjë e cila ka forcuar themelet e marrëdhënieve midis dy vendeve. "Harmonica Stwangwa" tha se sanksionet e padrejta dhe të njëanshme ekonomike të vendosura nga qeveritë perëndimore kundër Iranit dhe Zimbabvesë kanë shtuar presionin ndaj grave dhe vajzave. Khazali gjithashtu në këtë takim tha se historia e antikolonializmit dhe pavarësisë së dy vendeve ka thelluar marrëdhëniet dypalëshe. Në fund, të dyja palët e konsideruan të mjerueshme situatën e grave të Gazës dhe kërkuan t'i jepet fund krimit ndaj popullit të pafajshëm të Gazës.