Shtator 19, 2023 07:40 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite përkrah stabilitetin dhe integritetin e Sirisë

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka nënvizuar domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike për Sirinë, duke shprehur përkushtimin e Riadit për stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit arab të shkatërruar nga konflikti.

Princi Faisal bin Farhan Al Saud e bëri këtë koment të hënën në një takim me Geir Pedersen, të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. “Gjatë takimit, ata diskutuan zhvillimet më të fundit mbi një zgjidhje politike të krizës siriane dhe përpjekjet e ushtruara nga mbretëria e Arabisë Saudite dhe OKB-ja në këtë drejtim”, tha agjencia shtetërore saudite e shtypit në faqen e saj të internetit. “Princi Faisal përsëriti gatishmërinë e mbretërisë së Arabisë Saudite për të bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike të krizës siriane për të ruajtur unitetin, sigurinë, stabilitetin dhe integritetin e Sirisë dhe për të arritur përparim dhe prosperitet për popullin e saj”, shtoi agjencia. Angazhimi i Arabisë Saudite për ruajtjen e sovranitetit të Sirisë vjen pasi Riadi dhe Damasku ranë dakord në mars për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike dhe për të rihapur ambasadat pas më shumë se një dekade. Ky veprim nxiti vendet e tjera arabe të garojnë për rivendosjen e lidhjeve me Sirinë.

 

Tags