Një përmbledhje e biografisë së dëshmorit Sejed Hashem Safiudin
Kush ishte dëshmori Sejed Hashem Safiuddin?
-
Takimi i dëshmorit Sejed Hashem Safiuddin me Ajetullah Khamenei
ParsToday - Sejed Hashem Safiudin, i cili drejtoi Këshillin Ekzekutiv të Hezbollahut të Libanit dhe konsiderohej një nga opsionet e mundshme për të pasuar dëshmorin Sejed Hassan Nasrallah, u vra nga një sulm ajror izraelit në Bejrut më 3 tetor të vitit 2024 dhe ra dëshmor.
Trupat e Sejed Hassan Nasrallah, sekretarit të Përgjithshëm martir dhe Sejed Hashem Safiuddin, kryetarit martir të Këshillit Politik të Hezbollahut në Liban, do të varrosen në jug të Libanit të dielën (23 shkurt 2025) dhe me këtë rast, ne kemi hedhur një vështrim mbi jetën e Hashem Safiudin të sotëm.
Hashem Safiudin, ishte i afërm i dëshmorit Sejed Hassan Nasrallah, lindi në vitin 1964 në Libanin jugor, në një familje të shquar. Në vitet 1980-ta, ai shkoi në qytetin Kum të Iranit për të studiuar shkencat fetare me të afërmin e tij, Sejed Hassan Nasrallah. Në vitin 1983, ai u martua me vajzën e Muhamed Ali Al-Amin, një anëtar i Këshillit Legjislativ të Këshillit Islamik të Shiitëve të Libanit. Në vitin 1994, Sejed Hasan Nasrallah e emëroi Hashem Safiudin si kreun e strukturave të Hezbullahut për rajonin e Bejrutit. Më pas në 1995, ai mori kryesinë e Këshillit të Luftës, i cili ishte përgjegjës për veprimet ushtarake të Hezbollahut. Në vitin 1998, Safiuddin u gradua në krye të këshillit ekzekutiv.

Sejed Hashem Safiuddin kishte një respekt të veçantë ndaj gjeneralit të martirizuar Haxh Kassem Solejmani, komandantit iranian të luftës kundër terrorizmit në Azinë Perëndimore, dhe për këtë martir tha: "Prania e tij (Gjeneral Solejmani) ishte frymëzuese. Personi që njihnim ishte një burrë i fushëbetejës së luftës. Ai ishte një njeri i betejës, një njeri i vendimeve dhe një njeri i zgjidhjes. Askush tjetër nuk mund të kishte luajtur rolin që ai ka luajtur".
Sejed Hashem Safiuddin ka qenë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 2008, dhe ka qenë në listën e zezë të SHBA që nga viti 2017.
Në maj të vitit 2023, lajmi për vrasjen e tij u raportua në Liban, i cili më vonë u përgënjeshtrua. Pas sulmeve të ushtrisë izraelite në Liban më 27 shtator të vitit 2024, media e identifikoi Sejed Hashem Safiudin si objektivin e atentatit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ai i mbijetoi sulmit, por më në fund, më 3 tetor të vitit 2024, Sejed Hashem Safiudin arriti dëshirën e tij të dashur për martirizim në një sulm ajror izraelit në Bejrut, Liban.
Disa orë para martirizimit të tij, Sejed Hashem Safiudin i shkroi Imam Mehdiut, shpëtimtarit të premtuar: "Ka mbetur pak nga jeta ime; a do ta pëlqeje që të largohem për në botën e amshueshme pa të parë ty?"
Mesazh nga lideri i Revolucionit Islamik dhe zyrtarët iranianë pas martirizimit të Sejed Hashem Safiuddin
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, pas martirizimit heroik të Sejed Hashem Safiudin, shkroi: "Ishte guximi dhe sakrifica e tij dhe e komandantëve dhe luftëtarëve të tjerë të frontit Nasrallah që mënjanuan kërcënimin e uzurpimit dhe pushtimit të Litanit, Tiros dhe qyteteve të tjera të Libanit dhe aneksimin e tyre në territoret e pushtuara dhe në këtë rrugë sakrifikuan jetën, kapacitetin dhe reputacionin e çmuar të Hezbollahut për të ruajtur tërësinë territoriale të Libanit dhe penguan regjimin agresor dhe kriminal sionist".

Në një mesazh me rastin e martirizimit të Sejed Hashem Safiudin, kreut të Këshillit Ekzekutiv të lëvizjes Hezbollah, Masoud Pezeshkian tha: “Ky njeri i madh, i frymëzuar nga shkolla e Ashures, ia kushtoi me guxim gjithë jetën e tij mbrojtjes së popullit të shtypur të Palestinës dhe Libanit dhe forcimit të rezistencës dhe ka dhënë një kontribut të shkëlqyer dhe të rëndësishëm për kauzën e luftës në rrugën e Islamit dhe në luftën kundër dhunës së hegjemonizmit, kontribut i cili do të mbetet përgjithmonë i shkëlqyer dhe i pavdekshëm".
Ajetullah Alireza Aarafi, drejtori i shkollave fetare në Iran, gjithashtu pas martirizimit të Sejed Hashem Safiudin, deklaroi: "Sejed Hashem Safiudin, i cili ia kishte kushtuar jetën dhe rininë e tij Islamit, me forcën e tij udhëheqëse, me ligjëratat e tij të zjarrta dhe me bindjen e tij të thellë, gjithmonë qëndronte kundër regjimit sionist, dhe ai na mësoi neve se si me urtësi, me vullnet e maturi dhe pa mburrje, mund të luftohet për arritjen e idealeve hap pas hapi".
Gjeneral-major Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjithashtu me rastin e shpalljes së martirizimit të Sejed Hashem Safiudin, kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut të Liban, deklaroi: "Martirizimi i lavdishëm i veprimtarit të madh Hoxhetul-islam Sejed Hashem Safiudin dhe shokut besnikë dhe të shquar të udhëheqësit të rezistencës, dëshmorit Sejed Hassan Nasrallah, në operacionin terrorist të regjimit gjakatar sionist, është një tjetër dëshmi e disfatës së ushtrisë kriminale sioniste në fushën e përballjes me luftëtarët e çlirimit të Kudsit të shenjtë".