Heronjtë nuk vdesin / Pasqyrim i solidaritetit të përdoruesve të X me popullin e Iranit pas martirizimit të Raisi dhe Amir Abdollahian
Pars Today - Përdoruesit e rrjetit social X shprehën solidaritetin e tyre me popullin e Iranit në reagim ndaj martirizimit të Presidentit Sejed Ebrahim Raisi dhe Hossein Amir Abdollahian, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit.
Presidenti Sejed Ebrahim Raisi dhe Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian dhe delegacioni shoqërues kishin shkuar në ceremoninë e hapjes dhe vënies në funksion të projektit të digës Qiz Qalasi dhe përfundimin e zgjerimit të digës Khodaafrin, e cila u zbatua bashkërisht midis Republikës Islamike të Iranit dhe Republika e Azerbajxhanit. Pas kësaj ceremonie, helikopteri me Presidentin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit dhe delegacionin që e shoqëronte, pësoi aksident ajror dhe u rrëzua në rrugën e kthimit për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në zonën e Varzeghan dhe të gjithë pasagjerët ranë dëshmorë.
Në këtë artikull, do të shihni disa cicërima të përzgjedhura:
1. Irani do të kthehet më i fortë
Aktivisti i rrjetit social X Benjamin Rubinstein që është një aktivist anti-sionist, vuri në dukje rikthimin e fuqishëm të Iranit pavarësisht humbjes së zyrtarëve kombëtarë dhe ushtarakë.
Ai shkroi:
Izraeli vrau shkencëtarët bërthamorë të Iranit, por Irani u kthye edhe më i fortë.
Izraeli vrau diplomatët e tyre, Irani u kthye edhe më i fortë.
Amerika vrau gjeneral Sulejmanin; Irani u kthye edhe më i fortë.
Tani Raisi dhe Hossein Amir Abdollahian janë zhdukur; Irani do të kthehet edhe më i fortë.
Në këtë kontekst, aktivistja libaneze e rrjetit social Maya Sabbagh shkroi: Për sa kohë që Imam Khamenei është udhëheqësi i Iranit, nuk ka frikë për Iranin.
2. Lufta kundër kolonializmit dhe imperializmit
Profesoresha universitare Susan Marandi, Presidentin dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Iranit i cilësoi si ndër luftëtarët kundër kolonializmit, imperializmit dhe shtypjes. Ajo shkroi: Ju meritoni një postim të veçantë. Faleminderit që na bëni krenarë dhe qëndroni gjithmonë të patundur dhe të drejtë kundër kolonializmit, imperializmit dhe shtypjes. Ju ishit një fëmijë i vërtetë i rezistencës.
3. Heronjtë nuk vdesin
Studiuesja dhe aktivistja e rrjetit social X me emrin Zehra Balaban, presidentin Raisi dhe Amir Abdollahian i ka quajtur heronj.
Ajo shkroi: Heronjtë nuk vdesin kurrë
4. Lavdërimi i përpjekjeve të tyre në mbrojtjen e popullit të Gazës
Aktivisti i rrjetit social me emrin e përdoruesit Soureh2 në një postim në X vlerësoi përpjekjet e presidentit dhe ministrit të jashtëm iranian për të mbrojtur popullin e Gazës.
Ai shkroi: Ju bëtë gjithçka që mundët për Gazën; Fëmijët e martirëve palestinezë do të dëshmojnë për këtë.
Në këtë vazhdë, gazetari dhe aktivisti i rrjetet social X me emrin Ahmad Salman ka shkruar: Palestina nuk do t'ju harrojë.
6. Solidaritet me popullin e Iranit
Aktivistja e rrjetit social X me emrin e përdoruesit Syeda Aiman Zahra përmendi solidaritetin e njerëzve të botës me kombin iranian.
Ajo shkroi: E gjithë bota qëndron pranë kombit iranian.
Në këtë kontekst, aktivisti politik Jackson Hinkle dhe aktivist i rrjetit social X nga Amerika ka shkruar: Të gjithë mbështetësit e Palestinës duhet të mbajnë zi për vdekjen e Presidentit të Iranit Raisi, mbështetësit më të madh të rezistencës palestineze.
6. Bashkimi me mikun dëshmor
Zeinab, një aktiviste e rrjeteve politike dhe sociale, vuri në dukje marrëdhëniet miqësore dhe të përzemërta midis presidentit të Iranit dhe gjeneralit të dashur të Azisë Perëndimore, dëshmorit Kasem Sulejmani.
Ajo shkroi: Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi iu bashkua mikut të tij dëshmor.
7. Zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit qëndrojnë në anën e duhur të historisë
Rev Laskaris, një aktivist i rrjeteve sociale, vlerësoi politikën dhe qëndrimin e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit në përballjen me krizat botërore.
Ai shkroi: Raisi do të mbahet mend gjithmonë si një njeri krenar që luftoi në anën e duhur të historisë.
8. Mbështetja e vazhdueshme e Iranit për popullin palestinez
Përdoruesja e rrjetit social X e quajtur Fatemeh Abv theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për popullin palestinez pavarësisht martirizimit të presidentit Raisi dhe Amir Abdollahian.
Ajo shkroi: Irani do të qëndrojë pranë Palestinës në çdo situatë dhe do të udhëheqë rezistencën.
9. Dëshira e parajsës për burrat e palodhur
Përdoruesi i rrjetit social i quajtur Rezistenca Islame, duke iu referuar përpjekjeve të pandërprera të presidentit dhe ministrit të Jashtëm iranian për të ndihmuar popullin e Gazës, u ka uruar atyre parajsën.
Ai shkroi: Uroj nivelet më të larta të qiellit, vëllai im i dashur! Luftëtari diplomatik i betejës së stuhisë Al-Aksa!
Në këtë kontekst, një përdorues tjetër i rrjetit social X me emrin Marwa Osman ka shkruar: Zot, prej tyre nuk pamë gjë tjetër veçse të mira… Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre të pastër dhe dëshmorëve dhe të drejtëve u dhëntë parajsën qiellore.