Nëntor 28, 2022 21:48 CET

Faktori Kinë I përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, India dhe Australia, Quad( kuarteti) po rritet në grupin kryesor shumëpalësh që formëson të ardhmen gjeo-ekonomike, si dhe orientimin strategjik të Indo-Paqësorit.

Që kur Joe Biden erdhi në detyrë në SHBA, forcimi i grupit është bërë një shtyllë qendrore në planin strategjik të Uashingtonit për të konkurruar në mënyrë më efektive me Kinën. Udhëheqësit Quad shmangin diskutimin e nismave të lidhura me mbrojtjen në publik, por qëllimi i grupit është padyshim strategjik, me një mision madhor: Të sigurojë një kundërpeshë ndaj ndikimit ekonomik dhe politik në rritje të Pekinit në Indo-Paqësorin.

 

Tags