Dhjetor 02, 2022 21:30 CET

1 shtator 2022; Presidenti rus Vladimir Putin i bëri nderimet e fundit Mikhail Gorbaçovit, liderit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik. Pas vdekjes së tij, mediat perëndimore të lajmeve dhanë raporte të gjata, duke e lavdëruar atë si një njeri të madh në historinë bashkëkohore.

Në Rusi, megjithatë, media kishte një mendim të ndryshëm për një njeri që ishte në krye të vendit nga viti 1985 deri në 1991. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putini nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të Gorbaçovit, me sa duket për shkak të programit të ngjeshur. I dashur jashtë vendit, por i urryer - ose të paktën i papëlqyer - në vend, Gorbaçovi ka folur për marrëdhënie të tensionuara  midis Rusisë dhe Perëndimit, para dhe pas rënies së bllokut lindor.