Mbrojtja e Jemenit shiit për Hamasin sunit, shembull praktik i unitetit
Pars Today - Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së Aktivistëve për Clirimin e Kodsit të Shenjtë tha: "Sot, për fat të mirë, uniteti midis shiitëve dhe sunitëve është formuar praktikisht dhe Jemeni shiit po mbron Hamasin sunit. "
Ekspozita "Java Kulturore e Palestinës/ 76 vjet rezistencë kundër pushtimit" organizohet këtë javë me praninë e Ajatollah "Mohammed Hassan Akhtari", kreut të Komitetit të Mbështetjes së Revolucionit Islamik të Popullit Palestinez në Presidencën e Iranit, Hoxhatul Islam va Muslemin "Mejsham Amroudi ", këshilltari kulturor i Ministrit të Jashtëm të Iranit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së Aktivistëve për Clirimin e Kodsit të Shenjtë, Salah Fass, përfaqësues i Lëvizjes Libaneze Amal në Iran dhe një grup personalitetesh që janë aktiv në cështjen palestineze. Iniciator i ekspozitës është qëndra Kulturore dhe Artistike e Muzeut të Mbrojtjes së Shenjtë, Bashkimi Ndërkombëtar i Adoleshentëve dhe Rinisë kundër pushtimit dhe shtëpia e arsimit e lagjes 14 në Teheran. Ekspozita mbahet në galerinë Fekeh të Muzeut Kombëtar të Revolucionit Islamik dhe Mbrojtjes së Shenjtë të Iranit.
Uniteti mes shiitëve dhe sunitëve është formuar praktikisht
Hoxhatul Islam va Musliman "Mejsham Amroudi", këshilltar për çështjet kulturore të ministrit të jashtëm të Iranit dhe sekretar i përgjithshëm i Asamblesë së Aktivistëve të çlirimit të Kodsit të Shenjtë, në këtë konferencë tha: Na vjen shumë keq që deri më sot kemi dhënë më shumë se 35 mijë dëshmorë, në mesin e tyre ka pasur gra dhe fëmijë, të cilët kanë rënë dëshmorë në mënyrën më të dhimbshme të mundshme. Sot jemi dëshmitarë të disa skenave në Gaza të cila i privuan njerëzit nga e drejta për jetë, shëndet dhe arsimim dhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ky rajon është kthyer në një burg pa çati.
Sot në Gaza ka ndodhur një masakër, për të cilën mund të shkruhen romane dhe tregime për 100 vitet e ardhshme dhe ky veprim do t’i japë bujë popullit të shtypur të Gazës në botë. Sigurisht, nëse historia do të mund të distancohet nga perandoria mediatike sioniste. Ai shtoi: Sot, për fat të mirë, uniteti mes shiitëve dhe sunitëve është krijuar, Jemeni shiit mbron Hamasin sunit dhe sot ne po vëzhgojmë zbatimin e Kuranit në fushë. Pra, ne myslimanët duhet ta dimë se nëse kemi unitet, Amerika dhe Izraeli nuk mund të na krijojnë probleme. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist ka përfunduar dhe Amerika është e detyruar të fluturojë avionët e saj direkt në territoret e pushtuara palestineze për të mbështetur Izraelin. Askush nuk mund të sulmonte Izraelin përpara operacionit "Premtimi i Vërtetë" dhe tani fryma e këtij operacioni është një fitore e madhe. Ky operacion ka thyer lavdinë e vetshpallur të regjimit sionist. Sot, ne shohim se Amerika është e detyruar të negociojë me Hezbollahun e Libanit.