Raporte
  • Ligjvënësit amerikanë miratojnë më shumë ndihma për

    Ligjvënësit amerikanë miratojnë më shumë ndihma për "Kupolën e Hekurt" të Izraelit

    Tetor 05, 2021 15:09

    Pas disa ditë polemika, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projekt-ligj prej 1 miliard dollarësh për të financuar sistemin e raketave të Izraelit të ashtuquajtur Kupola e Hekurt. Ligjvënësit amerikanë miratuan projekt -ligjin me 420 pro dhe 9 kundër. Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, falënderoi të dy palët në Dhomën e Përfaqësuesve për mbështetjen e tyre. Aktualisht ligjvënësit pro-izraelitë amerikanë janë duke kërkuar fonde shtesë që t'i jepen Izraelit për të rimbushur sistemin rake

  • Forcat izraelite vrasin më shumë palestinezë

    Forcat izraelite vrasin më shumë palestinezë

    Tetor 04, 2021 07:55

    Një grua palestineze u vra pranë xhamisë al-Aksa. Përveç kësaj, një palestinez u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga forcat izraelite në qytetin Burqin të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan. Ndërsa në Rripin e rrethuar të Gazës, një 41-vjeçar u vra pasi u qëllua në kokë nga forcat e regjimit sionist. Izraeli pothuajse çdo ditë me pretekste të ndryshme vazhdon agresionet e tij vdekjeprurëse në territoret e pushtuara.

  • Tensionohen marrëdhëniet Francë-Algjeri

    Tensionohen marrëdhëniet Francë-Algjeri

    Tetor 03, 2021 16:44

    Algjeria ka ndaluar hyrjen e avionëve ushtarakë francezë në hapësirën e saj ajrore, tha ushtria franceze, ndërsa tensionet po rriten për shkak të mosmarrëveshjeve për vizat dhe komenteve kritike nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

  • Rasti Khashoggi: Një dramë e tmerrshme saudite

    Rasti Khashoggi: Një dramë e tmerrshme saudite

    Tetor 03, 2021 09:32

    Më 2 tetor 2018, një gazetar dhe disident i shquar saudit, hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll për dokumentet e tij të lidhjes së martesës. Jamal Khashoggi, 59 vjeç dhe e fejuara e tij nuk e kishin idenë se për ta kjo do të përfundonte si një film horror. Autoritetet saudite thuhet se e kishin joshur Jamalin me garanci për sigurinë e tij në konsullatë, ndërsa nga ana tjetër atje dërguan skuadrën profesionale të vdekjes.