-
Korona në Amerikë; Numri i viktimave i ka kaluar 973 mijë
Shkurt 28, 2022 06:44Faqja e lajmeve World Meters raportoi një rritje të numrit të viktimave të virusit Korona në Shtetet e Bashkuara në më shumë se 973,000.
-
Kosova i kërkon SHBA-së vendosjen e Bazës së Përhershme Ushtarake, dhe anëtarësim në NATO
Shkurt 28, 2022 06:41Kosova i ka kërkuar SHBA-së që të vendosë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojë integrimin e saj në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, tha ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.
-
Përshkallëzimi i luftës së sanksioneve kundër Rusisë
Shkurt 27, 2022 14:23Bashkimi Evropian, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë perëndimorë, shpallën sanksione të reja kundër Rusisë – për shkak të pushtimit të Ukrainës – të cilat përfshijnë edhe përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi i pagesave ndërbankare, SWIFT.
-
Ilan Mask ofron shërbime të internetit satelitore në Ukrainë
Shkurt 27, 2022 03:47Themeluesi i Tesla dhe SpaceX njoftoi aktivizimin e shërbimit të internetit satelitor Starlink në Ukrainë.
-
A është i mundur presioni maksimal kundër Rusisë?
Shkurt 26, 2022 16:27Sa i përket sanksioneve "shumë të rënda" që boshti SHBA/NATO thotë se ka ndërmarrë kundër Moskës, nuk ka asnjë arsye për ta parë atë si një grusht të rëndë, pasi Rusia po përsërit prej shumë kohësh se sanksionet dëmtojnë Evropën shumë më tepër se Rusinë, një fuqi që pjesa më e madhe e rezervave të saj valutore janë në ar dhe që pothuajse ka mbajtur peng ekonominë amerikane nëpërmjet bonove të thesarit dhe gazi i së cilës është arma më e mirë kundër NATO-s.
-
Biden bën thirrje për miliarda dollarë për të ndihmuar Ukrainën
Shkurt 26, 2022 16:26Administrata e presidentit amerikan Joe Biden u ka kërkuar ligjvënësve të Kongresit që të ndajnë 6.4 miliardë dollarë para të taksapaguesve amerikanë për qeverinë e Ukrainës për ta ndihmuar atë të luftojë operacionin ushtarak të Rusisë.
-
Konflikti në Ukrainë shembull i zakonit të SHBA-së për të braktisur aleatët e vet
Shkurt 26, 2022 16:25Ndërsa luftimet mes forcave ushtarake ukrainase dhe ruse janë ndezur, një zyrtar i lartë i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah i është referuar krizës në vazhdim si një shembull i zakonit të Uashingtonit për të tradhtuar dhe braktisur aleatët e tij.
-
Pentagoni kërkon mënyra për të dërguar më shumë armë në Ukrainë
Shkurt 26, 2022 16:24Pentagoni po kërkon mënyra për të dërguar më shumë armë vdekjeprurëse në Ukrainë për të ndihmuar forcat ukrainase të kundërshtojnë veprimin ushtarak të Rusisë.
-
Vetoja e Rusisë ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Ukrainën
Shkurt 26, 2022 05:42Rusia të premten në një votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vuri veton ndaj një rezolute që dënon "sulmet ndaj Ukrainës".
-
Ushtria e Jemenit rrëzon një tjetër dron amerikan
Shkurt 25, 2022 12:44Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë rrëzuar dronin e dytë amerikan në provincën Marib të Jemenit.