-
Avionët luftarakë saudit bombardojnë aeroportin e Sana në Jemen
Shkurt 02, 2021 12:05Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka njoftuar për sulmet e avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër aeroportit ndërkombëtar të Sana, kryeqytetit të Jemenit.
-
A do të ndryshojë kamp Arabia Saudite?
Shkurt 01, 2021 16:27Administrata e Biden ka njoftuar një ngrirje të përkohshme të shitjeve të armëve në Arabinë Saudite, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Presidentit Biden për të rivlerësuar marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite në sektorin e mbrojtjes.
-
Italia heq licencën për t'i shitur raketa koalicionit Saudit
Janar 31, 2021 04:59Vazhdimi i luftës në Jemen dhe vrasja e qytetarëve të saj nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj, madje edhe gjatë epidemisë Covid-19, ka provokuar protesta nga shumë organizata të të drejtave civile në vende të ndryshme të botës.
-
Eurodeputeti: Jetët e jemenasve nuk kanë rëndësi për Evropën
Janar 30, 2021 04:51Duke iu referuar shitjeve të armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga vendet evropiane, një anëtar i Parlamentit Evropian kritikoi bombardimin e vazhdueshëm të Jemenit nga koalicioni EBA-Arabia Saudite me mbështetjen perëndimore.
-
Ansarullah i Jemenit mirëpret vendimin e Italisë për të pezulluar shitjet e armëve për koalicionin saudit
Janar 30, 2021 04:51Lëvizja Jemenase Ansarullah përshëndeti vendimin e Italisë për të pezulluar shitjet e armëve në vendet e koalicionit agresor saudit.
-
Vendim historik, Italia bllokon shitjet e armëve në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për krimet në Jemen
Janar 29, 2021 16:29Italia ka ndaluar përgjithmonë eksportet e armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mes shqetësimeve për krimet e vazhdueshme të dy regjimeve në Jemen, në atë që aktivistët e të drejtave të njeriut vlerësuan si një veprim "historik" që përcakton "një precedent të rëndësishëm" për vendet e tjera evropiane.
-
Jemeni reagon ndaj ndërprerjes së shitjes së armatimeve të Amerikës për Arabinë Saudite dhe EBA
Janar 28, 2021 11:15Anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar ndaj ndërprerjes së përkohshme të shitjes së armatimeve dhe pajisjeve ushtarake të Amerikës për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka shkruar se ky veprim nuk do të pastrojë pjesëmarrjen e Uashingtonit në kryerjen e krimeve të këtyre dy shteteve.
-
Blinken: Veprimet saudite në Jemen kanë shënuar krizën më të keqe globale humanitare
Janar 28, 2021 04:43Administrata e re e udhëhequr nga Joe Biden beson se veprimet e Arabisë Saudite në Jemen kanë çuar në katastrofën më të keqe humanitare në bot, tha Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken në një konferencë shtypi të Mërkurën", njofton agjencia Sputnik e lajmeve.
-
Koalicioni Saudit vazhdon sulmet ndaj provincave Ma'rib dhe Saada të Jemenit
Janar 27, 2021 05:26Koalicioni pushtues saudit ka sulmuar edhe një herë disa zona në provincat Ma'rib dhe Saada të Jemenit.
-
Një shpërthim i fuqishëm trondit Riadin
Janar 26, 2021 15:11Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin saudit të Riadit, tre ditë pasi qyteti ishte në shënjestër të një rakete.