Avionët luftarakë saudit bombardojnë aeroportin e Sana në Jemen
Shkurt 02, 2021 12:05 Europe/Tirane
Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka njoftuar për sulmet e avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër aeroportit ndërkombëtar të Sana, kryeqytetit të Jemenit.
Agjencia e lajmeve Sebe’a ka njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit gjatë natës së kaluar kanë kryer dy sulme ajrore kundër aeroportit ndërkombëtar të Sana në Jemen.
Akoma nuk janë publikuar detaje në lidhje me dëmet dhe viktimat e shkaktuara nga këto sulme.
Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka akuzuar koalicionin agresor të Arabisë Saudite për kryerjen e sulmeve dhe bombardimeve kundër institucioneve dhe objekteve të infrastrukturës civile në Jemen.
Tags