-
Shpërthim afër Mesxhidul-Haram në Meke
Qershor 24, 2017 04:16Në kohën kur mediat e Arabisë Saudite kanë njoftuar se një sulmues kamikaz ka shpërthyer rripin me lëndë eksplozive pasi ishte rrethuar nga forcat e policisë në lagjen Axhjad të Mekës, Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka thënë se janë neutralizuar tre operacione terroriste në Meke dhe Xheda.
-
Forcat saudite sulmojnë protestuesit në Ditën Botërore të Kodsit në Al-Avamija
Qershor 24, 2017 03:58Forcat ushtarake saudite ditën e premte me automjete të blinduara kanë sulmuara protestuesit në marshin e Ditës Botërore të Kodsit në rajonin e rrethuar Al-Masura në qytetin Al-Avamija në lindje të Arabisë Saudite.
-
Reagimi i Dohas ndaj kërkesës së vendeve arabe
Qershor 24, 2017 03:39Ministria e jashtme e Katarit ka deklaruar se në shenjë respekti ndaj Kuvajtit dhe për të ruajtur sigurinë në rajon, Doha do të analizojë kërkesën e parashtruar nga Arabia Saudite, Emiratet, Bahrejni dhe Egjipti.
-
Arabia Saudite do të humbasë në lojën e rrezikshme të saj
Qershor 23, 2017 12:18Zv/ministri Jashtëm i Iranit e akuzoi Arabinë Saudite për përkrahjen e grupeve terroriste dhe deklaroi se “sauditët kanë nisur një lojë të rrezikshme, por në fund do të dalin të humbur nga kjo lojë”.
-
Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, një prej kushteve të sanksionuesve të Katarit
Qershor 23, 2017 04:14Vendet arabe për rivendosjen e marrëdhënieve me Katarin kanë caktuar 13 kushte dhe në mesin e tyre është edhe ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin dhe me Hezbullahun e Libanit.
-
Erdogan bisedon me mbretin saudit në lidhje me Katarin
Qershor 22, 2017 04:13Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, ka biseduar në lidhje me krizën e Katarit.
-
Ushtria e Jemenit sulmon pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite
Qershor 22, 2017 04:04Njësitë e artilerisë së ushtrisë së Jemenit të enjten në mëngjes kanë sulmuar pozicionet e forcave ushtarake të Arabisë Saudite në Nexhran dhe Asir në jug të këtij vendi.
-
Ceremonia e betimit të Muhamed Bin Selman, trashëgimtar i fronit në Arabinë Saudite
Qershor 22, 2017 03:53Në pallatin mbretëror në Mekë, organizohet ceremonia e betimit dhe e dhënies së besës për Muhamed Bin Selman, zëvendësi i mbretit të Arabisë Saudite.
-
Grusht shteti i butë në Arabinë Saudite, mbreti Selman shpall djalin e tij trashëgimtar
Qershor 21, 2017 09:53Mbreti i Arabisë Saudite me anë të një dekreti, ka shkarkuar Muhamed bin Najef nga pozita e trashëgimtarit të Fronti Mbretëror dhe në vend të tij e ka emëruar djalin e tij Muhamed bin Selman.
-
Numri i viktimave të kolerës në Jemen shkon mbi 1100 persona
Qershor 21, 2017 04:07Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën në një raport të saj, deklaroi se që nga koha e fillimit të përhapjes së sëmundjes epidemike të kolerës në Jemen në fund të prillit e deri më tani, 1170 persona kanë humbur jetën në këtë vend si pasojë e kësaj sëmundje.