-
Largimi i May e çon Britaninë drejt zgjedhjeve të parakohshme
Mars 24, 2019 15:42Aleatët e paktë të Theresa May-t u angazhuan mbrëmjen e së shtunës në një betejë të dëshpëruar për t’i mbrojtur kryeministres pozitat, duke paralajmëruar se një largim i detyruar i saj, do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të përgjithshme dhe do ta ndante partinë në dysh.
-
Protesta më e madhe kundër Brexit në Angli
Mars 24, 2019 04:10Në një nga marshimet më masive të ndodhura ndonjëherë në historinë britanike, qindra mijëra vetë kanë protestuar nëpër rrugët e Londrës kundër “Brexit”-it. Ndërkohë, në një marshim më të vogël, por të titulluar “Largim do të thotë largim”, përkrahësit e “Brexit”-it janë nisur nga verilindja e Anglisë për të mbërritur në Londër më 29 mars, e cila mendohej se do të ishte dita kur Britania do të largohej nga Bashkimi Europian.
-
BE paralajmëron Londrën: Dalja pa marrëveshje, pasoja të rënda
Mars 15, 2019 04:40Pas rezultatit aspak të pritshëm nga ana e Bashkimit Europian, të votimeve gati treditore në Parlamentin britanik mbi çështjen jetike të “Brexit”-it kur kanë mbetur dy javë nga afati i përcaktuar për shkëputjen e ishullit nga blloku, ka reaguar edhe kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.
-
Macron: Marrëveshja e Brexit nuk është e negociueshme
Mars 14, 2019 08:44Presidenti francez, Emmanuel Macron rikujtoi sot se marrëveshja mbi largimin e arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për Brexit nuk është e negociueshme dhe ftoi drejtuesit britanikë që të dalin nga kriza.
-
Parlamenti i Anglisë kundërshton planin për Brexit pa mosmarrëveshje
Mars 14, 2019 04:38Parlamenti i Anglisë kundërshton planin për Brexit pa mosmarrëveshje
-
BE reagon ndaj zhvillimeve të fundit në Britani për Brexit-in
Mars 13, 2019 09:56Bashkimi Evropian duhet të kundërshtojë kërkesën e Britanisë për të shtyrë afatin e Brexit-it para se ligjëvënsit britanik ta bëjnë të qartë se çfarë duan të arrijnë, tha kordinatori i parlamentit evropian për Brexit-in, Guy Verhofstadt.
-
Akord i ri Londër-Bruksel për Brexit
Mars 12, 2019 05:42Britania dhe BE kanë arritur një akord të ri lidhur me kufijtë mes Irlandës së Veriut dhe republikës së Irlandës, pas zbatimit të Brexit.
-
BE ofron daljen e njëanshme të Britanisë së Madhe nga BE
Mars 09, 2019 12:17Pas apelit që kryeministrja angleze Theresa May i drejtoi një ditë më parë Bashkimit Europian, duke i kërkuar një mundësi të fundit për gjetjen e një kompromisi që do të pranohej nga parlamenti i saj, kanë reaguar zyrtarët e BE-së përmes kryenegociatorit Mishel Barnie.
-
May: Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në
Mars 08, 2019 15:07Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit, se nëse javën e ardhshme e refuzojnë planin e saj për Brexit-in, atëherë Britania mund të mos e lërë kurrë BE-në.
-
Hunt: Historia do t'i gjykojë rëndë Britaninë dhe BE-në nëse gabojnë rreth Brexitit
Mars 08, 2019 10:03Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ka thënë se historia do t’i gjykojë rëndë Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian nëse nuk e menaxhojnë mirë largimin e Britanisë nga blloku evropian.