-
Irani i gatshëm të shkëmbejë njohuritë bërthamore me vendet e Gjirit Persik
Nëntor 10, 2019 17:11Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi tha se Republika Islamike është e gatshme të shkëmbejë me vendet e Gjirit Persik përvojën e saj në lidhje me zhvillimin e teknologjisë bërthamore dhe të bashkëpunojë me ta.
-
Sot fillon betonimi i themeleve të njësisë së dytë të centralit bërthamor të Bushehrit
Nëntor 10, 2019 11:24Betonimi i themeleve të njësisë së dytë të centralit bërthamor të Busheherit në jug të Iranit filloi sot gjatë një ceremonie zyrtare me pjesëmarrjen e Ali Akbar Salehi, shefit të Agjencisë Atomike të Iranit.
-
Salehi: Marrëveshja bërthamore nuk është një rrugë njëdrejtimëshe
Nëntor 10, 2019 11:14Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke kritikuare daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe moszbatimin e zotimeve të shteteve evropiane në marrëveshjen bërthamore, deklaroi se Irani nuk mund ta pranojë se marrëveshja bërthamore të jetë një rrugë njëdrejtimëshe.
-
Kapaciteti i pasurimit të Iranit do të arrijë nivelin para marrëveshjes bërthamore
Nëntor 07, 2019 16:28Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi se me centrifugat e reja të instaluara pas hapit të tretë që Irani ndërmori për të zvogëluar angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes bërthamore, aftësia e pasurimit të uraniumit do të arrijë në nivelin që ishte para nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore.
-
Fillon mbledhja e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s me temë marrëveshjen bërthamore
Nëntor 07, 2019 11:39Mbledhja e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA ka filluar në Vjenë të Austrisë me temë Iranin dhe marrëveshjen bërthamore.
-
Rinis puna dhe pasurimi i uraniumit në Fordo
Nëntor 07, 2019 06:38AEAI në minutat e para të ditës së enjte ka rinisur punën qendrës atomike Fordo për pasurimin e uraniumit.
-
Pse Irani u detyrua të rifillojë pasurimin e uraniumit?
Nëntor 06, 2019 17:14Irani riaktivizoi sajtin e tij kryesor të pasurimit, ndërsa kërcënimet dhe armiqtë janë në pamundësi për të parandaluar kalimin e Iranit, siç i kishte paralajmëruar të gjitha palët, në hapin e katërt të reduktimit të angazhimeve të tij bërthamore.
-
Ruhani: Irani injektoi gaz në 1044 centrifuga
Nëntor 06, 2019 16:28Presidenti iranian Hasan Ruhani në një mesazh iu referua hapit të 4-të të Iranit për të zvogëluar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se injeksioni i gazit në 1044 centrifuga ka filluar të mërkurën.
-
Reagimi i ANEA-së ndaj hapit të katërt të Iranit për reduktimin e zotimeve bërthamore
Nëntor 06, 2019 11:36Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike duke folur për hapin e katërt të Iranit për reduktimin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka deklaruar se inspektorët e ANEA-së janë në vendin e ngjarjes.
-
Irani fillon zbatimin e hapit të katërt për reduktimin e zotimeve bërthamore
Nëntor 06, 2019 11:18Zbatimi i hapit të katërt për reduktimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka filluar sot (të mërkurën) në kompleksin bërthamore “Fordo” të Iranit.