-
Përvjetori i rrëzimit të avionit iranian nga anija amerikane
Korrik 03, 2019 04:36Sot më 12 Tir 1398 sipas kalendarit iranian që përkon me 3 Korrikun e vitit 2019, është përvjetori i sulmit raketor të luftanijes amerikane "Vinson" ndaj avionit të transportit civil të kompanisë IranAir të Iranit në vitin 1988 i cili ishte nisur nga Bandarabasi në drejtim të Dubait.
-
12 avionë F-22 arrijnë në Katar
Qershor 29, 2019 03:30Burimet amerikane kanë njoftuar uljen e 12 avionëve të tipit F-22 në Katar.
-
Gjeneral Tangsiri: Rrëzimi i dronit spiunazh të Amerikës, përgjigje e ashpër ndaj agresorëve
Qershor 27, 2019 13:29Komandanti i forcave detare të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se rrëzimi i dronit super të sofistikuar të Amerikës nga Garda Revolucionare e Iranit, është përgjigje e ashpër, precize dhe e guximshme ndaj agresorëve.
-
Larixhani: Përsëritja e gabimit të Amerikës në shkeljen e kufijve të Iranit, do të përballet me përgjigjen më të prerë të Iranit
Qershor 27, 2019 12:57Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se shkatërrimi i dronit spiunazh të Amerikës ishte një eksperiencë për Uashingtonin që më të mos provojë shkeljen e kufijve të Iranit, mirëpo nëse ky veprim do të përsëritet, atëherë forcat e armatosura të Iranit do t’i japin kundërpërgjigje të prerë një veprimi të tillë.
-
Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se nuk ka asnjë provë që Irani goditi tankerët në kundërshtim të qartë me pretendimet e amerikano-saudite
Qershor 26, 2019 16:53Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se nuk ka prova "të qarta, shkencore dhe bindëse" për të përcaktuar fajin për sulmet ndaj cisternave të naftës jashtë brigjeve të tij në Detin e Omanit, në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, të cilat e mbajnë Iranin përgjegjës për këto veprime të dyshimta.
-
"Irani ka dërguar një mesazh!" Ekspertët për rrëzimin e dronit amerikan
Qershor 25, 2019 17:02Rrëzimi i një droni spiun të avancuar amerikan nga Irani me një raketë tokë-ajër javën e kaluar, tregon se aftësitë e mbrojtjes ajrore të Republikës Islamike paraqesin një sfidë serioze ndaj superioritetit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në qiell, thonë ekspertët.
-
Amerika në kërkim të parave të vendeve të Gjirit Persik
Qershor 25, 2019 05:54Sekretari amerikan i shtetit nga EBA dhe nga Arabia Saudite ka kërkuar që të paguajnë pjesën e tyre të shpenzimeve për praninë ushtarake të Amerikës në rajon.
-
Guterres thekson uljen e tensioneve në Gjirin Persik
Qershor 24, 2019 04:28Sekretari i përgjithshëm i OKB e ka quajtur të domosdoshëm uljen e tensioneve në Gjirin Persik dhe shtoi se bota nuk mund ta përballojë një tjetër konflikt në këtë rajon.
-
Irani i gatshëm për t'u përballur me çfarëdo kërcënimi dhe agresioni
Qershor 23, 2019 11:32Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, deklaroi se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk synojnë luftë, mirëpo me të gjitha forcat do të mbrojnë interesat e popullit iranian përball çfarëdo lloj kërcënimi dhe agresioni.
-
Arabia Saudite kontakton lideren e MEK për sulmet ndaj anijeve të naftës
Qershor 23, 2019 11:16Një bisedë telefonike që është publikuar mes pjesëtarëve të grupit terrorist MEK, tregon se ky grup terrorist dhe Arabia Saudite bashkëpunojnë në lidhje me sulmet ndaj anijeve të naftës në portin Fuxhejra.