Reagimi i Amerikës ndaj manovrave ushtarake të Iranit, Rusisë dhe Kinës 
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93518-reagimi_i_amerikës_ndaj_manovrave_ushtarake_të_iranit_rusisë_dhe_kinës
Sean Robertson, zëdhënës i Departamentit Amerikan të mbrojtjes Pentagon, ka thënë Amerika po i monitoron manovrat e përbashkëta ushtarake të Iranit, Rusisë dhe Kinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2019 08:30 Europe/Tirane
  • Reagimi i Amerikës ndaj manovrave ushtarake të Iranit, Rusisë dhe Kinës 

Sean Robertson, zëdhënës i Departamentit Amerikan të mbrojtjes Pentagon, ka thënë Amerika po i monitoron manovrat e përbashkëta ushtarake të Iranit, Rusisë dhe Kinës.

Amerika së bashku me aleatët dhe partnerët e saj mundohet të garantojë lirinë e lëvizjes së anijeve tregtare në ujërat ndërkombëtare, deklaroi zëdhënësi i DAM. Manovrat detare trepalëshe të koduara "Rripi i sigurisë detare" do të bashkojnë flotat luftarake detare iraniane, ruse dhe kineze në Oqeanin Indian verior në Detin e Omanit e deri në ngushticën e Hormuzit, më 27 dhjetor 2019. "Rripi i sigurisë detare" ka specifikën e të qenit manovra e parë e përbashkët e marinës iraniane në Oqeanin Indian verior me flotat e dy fuqive të mëdha ruse dhe kineze. Përtej aspekteve ushtarake dhe teknike të këtij ushtrimi detar, "Rripi i Sigurisë Detare" është i rëndësishëm në planin politik në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të krijojnë një koalicion detar për të forcuar dhe justifikuar praninë e tyre në Gjiri Persik, sepse do të tregojë edhe njëherë fuqinë mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit dhe dinamizmin e diplomacisë iraniane për të zhvilluar bashkëpunim me fuqitë e mëdha. Flota iraniane është organizatori kryesor i manovrës "Rripi i Sigurisë Detare" dhe njësitë e ndryshme të saj do të marrin pjesë në operacionet detare dhe në misionet ajrore. Duke ekzaminuar përbërjen dhe aftësitë e anijeve luftarake të vendosura nga Kina dhe Rusia në ujërat e rajonit për të zhvilluar ushtrime të përbashkëta me Iranin, është e qartë se këto ushtrime janë me rëndësi strategjike për të tre palët.