-
Siria dënon sulmin terrorist të Amerikës në vrasjen e gjeneral Solejmani dhe Al-Muhendis
Janar 03, 2020 13:22Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar se Damasku dënon ashpër veprimin kriminel të Amerikës në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe të Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefit të forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut.
-
Ministria e Jashtme e Francës: Vrasja e Solejmanit, ishte një ngjarje nga e cila frikësoheshim
Janar 03, 2020 13:02Ministria e Punëve të Jashtme të Francës në reagim ndaj vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani në sulmin terrorist të Amerikës, deklaroi se ky veprim i Amerikës është saktësisht ajo ngjarje nga e cila frikësoheshim.
-
Ansarullah: Do të përgjigjemi urgjentisht dhe drejtpërdrejtë, Trump do të pendohet!
Janar 03, 2020 12:45Lëvizja Ansarullah e Jemenit sot (të premten) duke dënuar sulmin terrorist të Amerikës që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis në Bagdad, deklaroi: “Amerika do të pendohet shumë nga ky sulm terrorist që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis.
-
Grupet e Rezistencës: Në përballje me armikun, qëndrojmë përkrah Iranit
Janar 03, 2020 12:27Organizata e forcave vullnetare popullore Hashd Sha’abi të Irakut, Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dhe Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës me deklarata të ndara kanë dënuar sulmin terrorist amerikan që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.
-
Protesta të gjera të qytetarëve iranianë pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani
Janar 03, 2020 11:55Qytetarët iranianë kanë organizuar protesta të gjera në qytete të ndryshme të Iranit pas namazit të së premtes dhe kanë dënuar sulmin terrorist amerikan që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefin e forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut.
-
Kryeministri i Irakut dënon sulmin terrorist amerikan në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis
Janar 03, 2020 10:22Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut deklaroi: “General Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefi i forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut, kanë qenë dy simbole të mëdha të luftës kundër terroristëve të ISIS në Irak”.
-
Garda Revolucionare: Kriminelët do të përballen me hakmarrje të ashpër!
Janar 03, 2020 09:42Garda e Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një deklarate, ka shprehur ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods dhe për martirët e tjerë të këtij krimi terrorist të Amerikës në Bagdad dhe ka theksuar se për hakmarrje të ashpër nga kriminelët.
-
Martirizimi i gjeneral Kasem Solejmani në Irak
Janar 03, 2020 09:41Gjeneral Kasem Solejmani, gjenerali legjendar i Islamit, sot në orët e para të mëngjesit u martirizua si pasojë e një sulmi terrorist të forcave terroriste amerikane të cilat goditen me raketa makinën që transportonte gjeneral Solejmanin dhe Abu Mahdi Al-Muhendis në afërsi të aeroportit të Bagdadit.
-
Ajetullah Khatami: Amerikanët nuk do të kenë më vend të qetë në botë!
Janar 03, 2020 09:28Imami i namazit të së premtes në Teheran duke dënuar krimin dhe sulmin terrorist të Amerikës në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, theksoi: “Amerikanët nuk do të kenë më vend të qetë në botë!”.
-
Populli iranian shpreh irritimin e vetë duke dënuar krimin dhe sulmin terrorist të Amerikës ndaj gjeneral Kasem Solejmani
Janar 03, 2020 09:04Populli iranian anë e mbanë Iranit Islamik pas ceremonisë së namazit të së premtes në të gjitha qytetet e Iranit kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar krimin dhe sulmin terrorist të Amerikës në martirizimin e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit.